Panorama Sport (Albania)

Luftëtari pa frena, Jakovljevi­ç blindon mbrojtjen

Klubi zyrtarizon edhe afrimin e braziliani­t Xhekson Ferreira

- TOMOR SHEHU

Ivan Jakovljevi­ç është surpriza e madhe e Luftëtarit në merkaton e janarit. Klubi gjirokastr­it ka joshur mbrojtësin e larguar nga Flamurtari, duke blinduar në këtë mënyrë edhe repartin e prapavijës. Serbi që ka edhe pasaportë kosovare, pasi ka lindur në Prishtinë, pas negociatav­e të vazhdueshm­e me drejtuesit e klubit, ka zyrtarizua­r dje kontratën për një vit e gjysmë. Për "Panorama Sport" lajmin e konfirmoi zv.presidenti Harrallamb Tavo, i cili bashkë me shefin e klubit, Gentjan Nora, si dhe drejtorin teknik, Vangjel Çavo, janë njerëzit kryesorë të merkatos bluzi. "Kemi mbyllur marrëveshj­en me Jakovljevi­çin, një lojtar që mund të na shërbejë në disa pozicione në mbrojtje. Mendojmë se ekipi është i kompletuar, edhe pse nuk i dihet deri në fund të merkatos", ka thënë Tavo në një bisedë telefonike nga Antalia. Jakovljevi­ç vjen pas aktivizimi­t te Flamurtari, ku ka qenë një titullar i padiskutue­shëm për një vit në Vlorë. Mirëpo, serbit i përfundoi kontrata dhe Luftëtari u tregua më i shpejtë se rivalët për të marrë shërbimet e tij. Fillimisht për mbrojtësin u interesua Kukësi, ndërsa më pas insistoi Vllaznia. 28-vjeçari ka luajtur në të kaluarën për skuadra si, Zvijezda dhe Radnik në kampionati­n boshnjak, ndërsa në Serbi me klubin CSK Pivara.

Me ardhjen e Jakovljevi­çit, "lufta" për një vend në mbrojtje bëhet e ashpër. BRAZILIANI

Xhekson Ferreira Silverio është zyrtarisht lojtar i Luftëtarit. Mbrojtësi i majtë brazilianë i është bashkuar skuadrës në paraditen e së martës dhe ka nënshkruar zyrtarisht për

një vit e gjysmë. 26-vjeçari zëvendëson Vangjel Zguron, teksa bashkë me Donald Rrapon do të luftojë për një vend titullari në krahun e majtë të mbrojtjes. Xhekson ka qenë së fundmi pjesë e ekipeve greke si Trikalla dhe Kalithea. Karriera e tij ka nisur në Brazil me Amerika RN, e më pas me

Sport Recife. Xhekson shihet si një lojtar që pritet të bëjë diferencën, pasi shquhet edhe për daljet në sulm dhe goditjen me të majtën. Shpesh në Greqi braziliani është bërë protagonis­t i golave spektakola­rë me Kalithean. Sot Xhekson do të kryejë stërvitjen e parë me bluzinjtë.

 ??  ??
 ??  ?? Ivan Jakovljevi­ç dhe zv.presidenti Tavo pas firmosjes së kontratës
Ivan Jakovljevi­ç dhe zv.presidenti Tavo pas firmosjes së kontratës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania