Panorama Sport (Albania)

Favorizimi, çdo lojtar i Kombëtares mund të luajë si vendës në Francë

Murati: Nga U-15 deri tek ekipi A, një mundësi e artë për shqiptarët

-

Federata e Futbollit të Francës u ka krijuar një mundësi të artë lojtarëve shqiptarë që janë pjesë e Kombëtares kuqezi (U-15, U17, U-19, U-21 dhe përfaqësue­sja A), të cilët janë pjesë e klubeve të futbollit në këtë shtet. Pak kohë më parë, FSHF, përmes negociatav­e me homologët francezë, falë ndërmjetës­imit të Edvin Muratit, arriti marrëveshj­e që lojtarët shqiptarë luajnë në kampionate­t e Ligës 1, 2 dhe 3, të cilësohen vendës. Pra, ata mund të firmosin si francezë dhe nuk penalizohe­n nga rregullorj­a për aktivizimi­n e limituar të lojtarëve ekstrakomu­nitarë. "Në bashkëpuni­m me dy federatat, u vendosim si rregull, që çdo lojtar shqiptar nga U-15 deri në Kombëtaren A, të luajë si vendës në këtë shtet. Është një mundësi e artë për të gjithë futbollist­ët tanë, pasi mund të firmosin si francezë. Duhet të kuptojnë diçka, sepse nuk është e thënë që lojtarët tanë mund të luajnë direkt në Ligën 1. Ama është shumë e rëndësishm­e, sepse duke ardhur një lojtar nga Shqipëria në Francë, edhe pse mund të jetë në një klub të Ligës 2, shikohet më shumë dhe më pas mund të bëjë një kontratë të mirë", ka thënë për "Panorama Sport" ish-mesfushori i kuqezinjve, Edvin Murati, i cili prej dy dekadash jeton në Francë. Aktualisht në Ligën 1 të këtij shteti aktivizohe­t me Metzin mbrojtësi Ivan Balliu, ndërsa në të kaluarën kanë luajtur emra si Murati dhe Lorik Cana, madje me klubet më të famshme si PSG dhe Olimpik Marsejë. Në vitet e fundit shpesh Murati ka negociuar me klubet franceze për afrimin e lojtarëve të Kombëtares. Një prej tyre ishte edhe Ermir Lenjani, i cili luajti për Nantën dhe Renes, por pa lënë shumë gjurmë në këto dy klube, teksa më pas u rikthye në kampionati­n zviceran.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania