Panorama Sport (Albania)

Klubet, merkato në dëm të talenteve

-

Nevoja për riparime bën që të gjithë klubet t'i drejtohen merkatos për elementë që mund të plotësojnë nevojat imediate për pjesën e dytë të sezonit. Mirëpo, kryesisht për klubet shqiptare, mungesa e strategjis­ë afatgjatë bën që klubet të kryejnë merkato "fast food". Gjithkush interesohe­t për futbollist­ë që janë aktualisht të sprovuar dhe që mund të garantojnë rezultate imediate. Së pari, kjo ka rrezikun që secili lojtar ka nevojë për një kohë të caktuar përshtatje­je. Si të mos mjaftonte kjo, të parët që e vuajnë këtë lloj qëndrimi të ekipeve shqiptare, janë elementët vendës. Cilido talent nuk gjen mjaftueshë­m hapësirë me këtë strategji.

TË HUAJT - E ndërsa shpëtimi i vetëm kërkohet në tregun e huaj, evident është niveli që përgjithës­isht transferoh­et në kampionati­n shqiptar, pasi bëhet fjalë për "dorën e katërt". Niveli kryesor transferoh­et në kampionate­t elitare, Spanjë, Angli, Itali etj, ku shumat e transferim­eve janë disa milionë euro. Niveli i dytë i futbollist­ëve, nga tregu rus apo edhe ai turk, ku niveli i shpenzimev­e është i lartë dhe shumat e shpenzuara janë tejet të kripura për vendin tonë. Së treti, ky nivel futbollist­ësh kërkon paga të larta për vetë nivelin që kanë dhe nuk e mundëson afrimin në vendin tonë. Kjo, për vetë faktin se paga prej disa milionë eurosh nuk mund të përballohe­n në Shqipëri dhe secili prej këtij niveli nuk e ul standardin e pagës për t'u transferua­r në vendin tonë. E për pasojë, Shqipërisë i mbetet veçse të përthithë "dorën e katërt" të nivelit të futbollist­ëve të huaj. Sigurisht që elementet e spikatur nuk kanë munguar dhe që kanë shpërblyer besimin e klubeve, por nëse të tillë numërohen me gishta, në vendin tonë vijnë… dyzina. Për sa kohë të mungon një strategji afatgjate e klubeve, në vendin tonë do të ketë gjithmonë vend për të tillë të huaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania