Panorama Sport (Albania)

Lushnja nuk josh me rrogat, largohet mbrojtësi Memini

Përgjini dhe Osmanllari vijojnë provën, pritet Dyca

- Alban Alushi

Në ditën e dytë të qëndrimit në resortin "Tropikal" në Durrës, lushnjarët kanë vijuar përgatitje­t me dy seanca stërvitore në ditë. Te verdhejesh­ilët janë në provë sulmuesi lezhjan, Leonardo Përgjini, i ardhur nga Luftëtari, si dhe mesfushori korçar, Anteo Osmanllari, i cili në pjesën e parë të sezonit luajti te Korabi. Pritet të nisë provën shkodrani Denis Dyca. Ndërsa qendërmbro­jtësi Rexhep Memini nuk ka rënë dakord me klubin lushnjar për pjesën financiare. Burime nga Bashkia e Lushnjës thanë për gazetën "Panorama Sport" se kërkesa e qendërmbro­jtësit durrsak në

aspektin financiar ishte tepër e lartë dhe e papërballu­eshme nga njësia vendore që ka nën juridiksio­n skuadrën. Bashkia Lushnjë nuk mund të paguajë më shumë e 700-800 mijë lekë(të vjetër) rrogë mujore. Nisur nga ky fakt, Lushnja rrezikon të mos bëjë asnjë afrim për arsye financiare, madje nuk

mund të zëvendësoj­ë futbollist­ë që kanë të njëjtin nivel.

BAKIASI - Mbrojtësi lushnjar, Andi Bakiasi, ka konfirmuar qëndrimin tek Egnatia për pjesën e dytë të sezonit. "E falënderoj Lushnjën dhe në mënyrë të veçantë trajnerin Dedja që shfaqën interes dhe donin të më bënin pjesë të tyre. Tashmë, unë nuk kam asnjë dilemë dhe do të vazhdoj me Egnatian, ku kam dhe një kontratë njëvjeçare. Kam vendosur të mbetem tek Egnatia, ku synohet Superiorja", u shpreh mbrojtësi Bakiasi. INFRASTRUK­TURA - Lushnja nuk do të ketë fushë stërvitore, të paktën për 3 muajt e parë të vitit 2018. Burime nga bashkia thanë për gazetën se do të priten zgjedhjet për kreun e FSHF-së dhe më tej do të shikohet mundësia nëse do të ketë ndërhyrje për të kryer rikonstruk­sionin e një fushe stërvitore pranë stadiumit "Roza Haxhiu".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania