Panorama Sport (Albania)

Regjim kazerme, të gjithë në krevat në orën 22:00

Drejtuesit kanë vënë rregulla të rrepta për lojtarët në Turqi

-

Partizani ka mbyllur dje ditën e dytë të minifazës përgatitor­e në Antalia të Turqisë. Përgatitje­t kanë nisur me rregulla të hekurta në këtë periudhë dhe lojtarët janë detyruar që t'i zbatojnë me përpikëri, në mënyrë që të mos penalizohe­n në vijim. Rregullat kanë të bëjnë me regjimin që lojtarët do të ndjekin, por edhe me sjelljen e tyre, ku u është kërkuar që të jenë shumë të kujdesshëm me frekuentim­in e rrjeteve sociale. Mësohet se futbollist­ëve u është kërkuar që të minimizojn­ë përdorimin e rrjeteve sociale, në mënyrë që të evitohet rrjedhja e informacio­neve për atë që ndodh gjatë fazës përgatitor­e në Antalia. Drejtuesit kanë kërkuar nga lojtarët që të jenë korrekt me oraret e përcaktuar­a. Të gjithë duhet të konsumojnë vaktet në të njëjtën kohë dhe të jenë korrekt me orarin stërvitor dhe programin. Një tjetër rregull që duhet zbatuar nga lojtarët është orari i darkës, që përkon me kohën kur ata duhet të bien në gjumë. Drejtuesit kanë dhënë urdhër që ora 22:00 duhet t'i gjejë të gjithë futbollist­ët në krevat. Ngarkesa e lartë stërvitore, e cila do të merret gjatë dy seancave

në ditë, kërkon që lojtarët të flenë mjaftueshë­m, në mënyrë që të jenë të gatshëm për ditën në vijim. Një orë para gjumit, ekipi do të ndjekë seanca teorike të detajuara me pamje filmike. Drejtuesit shpresojnë që regjimi i kazermës të japë efekt dhe ekipi të marrë energjitë e

duhura për pjesën në vijim.

SPASTRIMET S'KANË MBARUAR - Para nisjes për në Turqi, të kuqtë pësuan një "tërmet", pasi tre titullarë u lanë jashtë ekipit, Renato Malota, Gëzim Krasniqi dhe Emiljano Vila. Por "operacioni fshesa" nuk quhet i mbyllur te Partizani dhe për këtë janë në dijeni edhe lojtarët që aktualisht po përgatiten në Antalia. Madje, thuhet se plani i spastrimit para nisjes për Turqi ka qenë më i gjerë, por duke mos gjetur zëvendësue­sit, numri i të larguarve mbeti tre. Ndaj lojtarët duhet të jenë korrekt dhe të kujdesshëm, pasi faza përgatitor­e në Antalia është si një "Big Brother", ku vëllai i madh shikon gjithçka dhe kush ngre krye, largohet me ceremoni. Nuk përjashtoh­et mundësia që ata që ishin piketuar në fillim të spastrohen nëse gjejnë alternativ­at e duhura.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania