Panorama Sport (Albania)

Nica shkund skuadrën: Jeni për turp, po largoni tifozët!

Zyrtarizoh­en Bilali dhe Mustafov, sot në Antalia

-

Teuta ka mbyllur përgatitje­t në Durrës dhe mesdita e sotme do t'i gjejë të akomoduar në Antalia, ku do të qëndrojnë 10 ditë për të zhvilluar fazën përgatitor­e të janarit. Stërvitja e fundit në Durrës u karakteriz­ua nga disa ushtrime taktike për të vijuar më pas me një lojë brenda ekipit. Trajneri Stavri Nica kritikoi ashpër lojtarët, teksa në disa momente nuk e mbajtën nervat pas gabimeve të lojtarëve duke shpërthyer: "Nuk sulmoni njëherë siç është për të sulmuar. Nuk dini të bëni këtë as këtë! Çfarë dini ju? Nuk ju vjen turp? A e shikoi që nuk vjen t'u shohë njeri në stadium?! Pse ndodh kjo? E thjeshtë fare, sepse ju luani keq", u tha 63vjeçari lojtarëve në stërvitje. Me Nicën, që është i fokusuar te stërvitja, drejtuesit kanë zyrtarizua­r edhe afrimin e dy lojtarëve që vijnë nga Superliga e Maqedonisë, Amir Bilali dhe Burhan Mustafov. Si

Amir Bilali mbrojtësi, ashtu edhe mesfushori, pasditen e djeshme janë bashkuar me skuadrën për t'u nisur së bashku drejt Turqisë.

DEKLARATAT - Shkurtimis­ht, Mustafov u shpreh se është i lumtur që u bashkua me Teutën. "Është krenari për mua të jem pjesë e Teutës. Kur

Burhan Mustafov më erdhi oferta nuk u mendova dy herë, shpresoj të jap më të mirën për këtë fanellë. E di që klubi ndodhet në një pozicion të vështirë, por besoj se me punë dhe impenjim maksimal nga të gjithë ne do të ngjitemi shpejt në klasifikim. Faza përgatitor­e në Turqi është shumë e rëndësishm­e, veçanërish­t për ne lojtarët e rinj që nuk e njohim mirë grupin. Do të na shërbejë shumë", tha mesfushori 23-vjeçar që ka veshur edhe fanellën e kombëtares U-21 të Maqedonisë. Në listën e përpiluar nga stafi teknik për përgatitor­en e janarit bie në sy

edhe emri i sulmuesit nga Mali, Cheick Tidiane Tambadou, i cili akoma nuk është bashkuar me grupin. Sipas drejtuesve të klubit, sulmuesi 19-vjeçar është nisur drejt Turqisë dhe sot pritet të bashkohet bashkë me pjesën tjetër të lojtarëve. Drilon Xhepollari

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania