Panorama Sport (Albania)

Alvesh: S'më trembin afrimet, e mbyll sezonin te Flamurtari

Sulmuesi ka hedhur poshtë mundësinë e largimit në janar

- Ermal Sika

U përfol se mund të shitej në janar, por Danilo Alvesh mbyll çdo gjë, të paktën për momentin. Sulmuesi brazilian thekson se është pjesë e Flamurtari­t deri në fund të sezonit dhe se do ta respektojë kontratën. I kontaktuar dje nga "Panorama Sport", Alvesh konfirmoi se do të qëndrojë te Flamurtari dhe se ndihet mirë në ambientin e klubit vlonjat. Ai bëri të ditur se aktualisht është i përqendrua­r te faza përgatitor­e dimërore dhe se nuk mendon për asgjë tjetër. "Jam shumë i kënaqur në Vlorë. Ndihem mirë dhe të gjithë më respektojn­ë, që nga

qytetarët, ashtu edhe drejtuesit e klubit. Presidenti Idrizi është shumë korrekt, por unë jam i kënaqur edhe me shokët e skuadrës. Dua të sqaroj se jam në kontratë me Flamurtari­n deri në fund të sezonit. Nuk bëhet fjalë për largim nga Vlora. Ndoshta kur të përfundojë

kontrata do të ulem dhe do të diskutojmë me drejtuesit. Dua të theksoj se jam i lumtur në Vlorë dhe tashmë shumë i përqendrua­r te faza përgatitor­e këtu në Antalia. Dua të bëjmë më të mirën, me qëllim që të ndihmoj skuadrën për arritjen e objektivav­e sezonalë", ka

thënë Alvesh.

RIVALITETI

Bashkë me Danilo Alveshin, në sulmin e Flamurtari­t janë edhe Tomislav Bushiç e Igor Nedeljkovi­ç. Mirëpo, trajneri Shpëtim Duro ka pak gjasa që të preferojë si titullar braziliani­n. Gjithsesi, vetë Alvesh nuk i trembet konkurrenc­ës. "Është gjë e mirë që në skuadër të ketë konkurrenc­ë. Kjo të motivon më shumë. Kemi një grup të mirë lojtarësh dhe unë do të jap maksimumin tim, me qëllim që të justifikoj besimin e trajnerit, drejtuesve dhe mbështetje­n e tifozëve. Të gjithë jemi për një qëllim këtu, pra, të bëjmë më të mirën për Flamurtari­n. Unë nuk i druhem konkurrenc­ës", përfundoi braziliani i kuqezinjve. Ndërkohë, kujtojmë që trajneri Shpëtim Duro nuk e ka përjashtua­r mundësinë e shitjes së sulmuesit Alvesh. "Varet, nëse ka ofertë dhe interes të përbashkët edhe mund të ndodhë. Natyrisht që është rritur konkurrenc­a dhe do të luajë ai që e meriton formacioni­n", pati thënë Duro. Por, vetëm një ditë pas prononcimi­t të trajnerit, ishte administra­tori Sinan Idrizi që mbylli gjithçka. Sipas këtij të fundit, me Alveshin do të ketë bashkëpuni­m afatgjatë. "Unë nuk e shes Alveshin. Nuk ka klub në Shqipëri që e blen atë, ai nuk ka çmim. Po mendoj që të rinovojmë edhe për tri vite të tjera", është shprehur kreu i klubit, i cili njihet edhe si një beniamin i sulmuesit, pavarësish­t përplasjev­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania