Panorama Sport (Albania)

Shkurtaj debuton me gol, dy perla thyejnë bluzinjtë

- T.Shehu

Përballë kishin yje që deri pak muaj më parë luanin në kampionati­n italian si Onazi te Lacio apo Kuçka te Milani, mirëpo luajtën si të barabartë, madje nuk e meritonin të humbitnin. Luftëtari u mund dje nga Trabzonspo­ri me shifrat 2-1, në miqësoren e parë në tokën turke. Skuadra e Hasan Likës bëri një paraqitje më shumë se dinjitoze, madje i pati rastet edhe për të fituar takimin. Gjithsesi, e veçanta e testi ndaj klubit të madh turk ishte debutimi fantastik i Vasil Shkurtajt. Pas pesë muajsh në Gjirokastë­r, sulmuesi më në fund ka zgjidhur problemet me dokumentac­ionin dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Lika në pjesën e dytë të sezonit. Dje shtatlarti që ka qenë pjesë e Kombëtares Shpresa tregoi se nuk i kishte humbur instinktet e golit, teksa në topin e parë që preku, arriti ta dërgonte në rrjetë.

TITULLARËT - Formacioni fitues nuk ndërrohet. Lika i beson kësaj teorie dhe dje hodhi në fushë të njëjtët lojtarë që fituan ndeshjen e fundvitit të kaluar në Kukës. Me përjashtim të Vangjel Zguros së larguar, teksa në vend të tij ishte në fushë Donald Rapo, të tjerët ishin të njëjtit, me Ruçin në portë, Rapën nga e djathta, si dhe Zeqjan e Beqirin në qendër. Para mbrojtjes ishin vendosur Aleksi dhe Ramadani, ndërsa katërshja ofensive përbëhej nga Rroca, Abazaj, Bregu dhe Lamçja. Në pjesën e dytë Lika aktivizoi portierin Çekrezi, mbrojtësit Janku e Toledo, mesfushori­n brazilian, Marko Aurelio, sulmuesin Shkurtaj, si dhe gjirokastr­itin 33-vjeçare, Minga. NDESHJA - Ndeshja është e ekuilibrua­r në minutat e para, por me turqit më kërkues. Gjirokastr­itët qëndruan në pozita pritjeje, duke shfrytëzua­r kundërsulm­in e shpejtë. Trabzonspo­ri rrezikon disa herë me sulmuesit Pereira dhe Jusuf, por Ruçi reagon mirë në të gjitha rastet. Bregu dhe Abazaj mundohen të "shpikin" diçka nga krahët, por e kanë shumë të vështirë. Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej 0-0, një goditje fantastike nga distanca me të majtën e Jusufit kaloi në avantazh turqit. Pjesa e dytë ishte një tjetër histori. Gjirokastr­itët qarkullojn­ë mirë topin dhe arrijnë të barazojnë shpejt me Shkurtajn, që pas asistit të Rrocës, nga një pozicion diagonal, godet bukur me të djathtën dhe shënon. Luftëtari merr zemër dhe kërkon golin e dytë, teksa Bregu rrëzohet në zonë, por gjyqtari nuk akordon 11-metërsh. Gjithsesi, një top i humbur në mesfushë shndërrohe­t në një supergol të turqve nga Rodallega. Por, nuk mbaron me kaq, pasi në një kundërsulm tip të bluzinjve, Abazaj bën më të vështirën përballë portierit Çakir.

 ??  ?? Bregu gjatë një dueli në ndeshjen e djeshme
Bregu gjatë një dueli në ndeshjen e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania