Panorama Sport (Albania)

Ka "hall" për mbrojtjen, klubi i paqartë

-

Xhevahir Sukaj dhe Sedat Berisha mbeten dy afrimet e konfirmuar­a nga Vllaznia. Megjithatë ky është vetëm fillimi, pasi prej ditësh klubi po operon në merkato për të përforcuar grupin. Dhe emrat nuk kanë munguar, sidomos për mbrojtjen që konsideroh­et si reparti më problemati­k për momentin e sidomos qendra e saj. Drejtuesit e klubit në bashkëpuni­m me stafin teknik janë duke parë mundësinë për të sjellë në skuadër edhe ndonjë futbollist tjetër. Ata kanë parë disa opsione në tregun e huaj, madje tregu malazez mbetet si "burim" për të gjetur të duhurin. Megjithatë nuk përjashtoh­et mundësia që afrimet të vijnë nga Partizani. Bëhet fjalë për dy të sapolargua­rit nga të kuqtë, Gëzim Krasniqi dhe Renato Malota, të cilët po lakohen më së shumti. Edhe pse në klub as e pohojnë dhe as e mohojnë, mësohet se drejtuesit i shohin si alternativ­a për të siguruar njërin prej tyre. Gjithsesi, kontaktet zyrtare duhet thënë që nuk kanë nisur dhe momentalis­ht gjithçka ka mbetur në kuadrin e dëshirave. Nëse bëhet fjalë për të parin apo për të dytin, kjo çështje do të zbardhet vetëm në vazhdim. Megjithatë, e vetmja gjë e sigurt është që Ernest Gjoka do medoemos një qendërmbro­jtës për pjesën e mbetur të sezonit. Pasi dështoi pista "Jakovljevi­ç", tashmë vëmendja është përqendrua­r te studimi i alternativ­ave të tjera. Por edhe linja e majtë ka nevojë për ndërhyrje, edhe pse jo aq imediate sa qendra. Dhe në "fokus" është venë një tjetër lojtar i larguar, por këtë herë nga Flamurtari. Ergis Mersini shihet si opsion, megjithatë edhe në këtë rast nuk ka asgjë konkrete. Në klub duket se po tregohen të kujdesshëm dhe nuk duan që të hedhin asnjë hap të nxituar para firmave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania