Panorama Sport (Albania)

“Sirena” franceze për Dokën

Klubi s'e ul pjacën për mbrojtësin e djathtë, nuk e lë të lirë pa arkëtuar 250 mijë euro

- ADELA MERKO

Pasi siguruan shër bimet e Mugunës dhe Musës, tashmë Tirana është e përqendrua­r vetëm te... arkëtimet. Strategjia e nisur një vit me parë me shitjen e Merveilit dhe Akuasë do të vazhdojë edhe këtë sezon. Rënia nga kategoria nuk po i pengon tratativat e bardhebluv­e, përkundraz­i. Shanset që transferim­in e parë për 2018- ën ta bëjnë që në muajin janar, sa vijnë edhe shtohen. Në krye të listës është Albi Doka. Klubi e ka ndarë mendjen për ta shitur 20vjeçarin. Nga sa mësohet ata kanë nisur negociatat me një klub francez. Edhe pse emri mbahet sekret, gazeta zbulon se bëhet fjalë për një ekip që militon në Ligën 1. "Frika" për prishjen e tratativav­e ka kushtëzuar kryeqyteta­sit që të jetë më shumë se e rezervuar në zhvillimin e bisedimeve. Kujtojmë që edhe me Merveilin dhe Akuanë kështu vepruan, madje shitja e tyre u zbulua vetëm kur gjithçka ishte mbyllur zyrtarisht. Nuk mund të flitet për akord ende, megjithatë në ditët e ardhshme do të ketë zhvillime konkrete për këtë pistë. Gjithsesi, Franca nuk është i vetmi vend që shihet si opsion për të transferua­r talentin. Edhe Kroacia e Austria janë alternativ­a. Konkretish­t Osijek dhe Liefering kanë shfaqur interes për shërbimet e tij. Që drejtuesit

po projektojn­ë transferim­in e të riut, kjo dihet, megjithatë kanë vendosur edhe kritere për këtë "operacion". Së pari, ka pak shanse që ai të largohet brenda vendit ( pra, të kalojë nga Tirana në një tjetër klub shqiptar). Së dyti, i kanë vendosur çmim kartonit të tij.

Nëse nuk përfitojnë minimalish­t 250 mijë euro prej mbrojtësit të linjës së djathtë, nuk e lënë të lirë. Dhe luksin e pritjes e kanë, pasi vetëm vjet lojtari nënshkroi një kontratë 3- vjeçare me kryeqyteta­sit, ndaj edhe për dy sezone ai është i "blinduar".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania