Panorama Sport (Albania)

Kashami, mesazh prekës për Krasniqin: Do më mungosh!

"Na dëmtove me ikjen tënde, por shembulli yt na frymëzoi"

- BUJAR RAMA

Largimi i Blerim Kras niqit nga Apolonia te skuadra e Skënderbeu­t për 15 mijë euro ka prekur jo pak trajnerin e fierakëve, Ndriçim Kashami, i cili, me një status në "Facebook", ka pasur një mesazh shumë prekës për sulmuesin me të cilin udhëtonte çdo ditë nga Kavaja drejt Fierit për të zhvilluar fazën përgatitor­e. "Udhëtim të mbarë Blerim Krasniqi, në aventurën tënde. Të falënderoj pa masë për bashkëpuni­min dhe mirëkuptim­in njerëzor dhe profesiona­l. Dije se nuk do të jetë i lehtë të të zëvendësoj jo vetëm si lojtar, por edhe si shok rruge e sakrificas­h. Më prek dhe më gëzon largimi yt. Do të më mungojë shumë telefonata jote e mirësjells­hme 'profesor jam duke ardhur, ku të dal të pres'. Jam i lumtur që e shpërblyem njëri-tjetrin me punën tonë dhe nderuam shtëpinë tonë të përbashkët, Apolonia. Kthimi nga Fieri sot ka qenë shumë i gjatë, shumë i rëndë jo vetëm për mua, por edhe për Klajdi Broshkën, e ndieja pikëllimin gati në përlotje dhe lumturinë e të gjithëve sot. Na ke dëmtuar me ikjen tënde, ashtu si i ke frymëzuar me ikjen tënde. Jam i sigurt që nuk do të na mungojnë rezultatet pozitive, por do na mungojnë golat e tu. Dije se talentet lindin, punojnë dhe bëhen personalit­ete. Personalit­etet rriten bëhen elita, elitat bëjnë mrekullitë e bëhen legjendat, legjendat jetojnë për gjithmonë. Zoti qoftë me ty", kanë qenë fjalët e trajnerit Kashami. SKUADRA

Përtej këtij largimi të paralajmër­uar të Krasniqit, skuadra nuk ka ndër mend të heqë dorë nga objektivat dhe as të ulë ritmin, përkundraz­i. Apolonia do synojë të zbulojë dhe të ofrojë ndonjë tjetër të ri të talentuar, siç ka evidentuar në të kaluarën Filin, Uzunin, Krasniqin etj. Në rast të kundërt, siç është shprehur më parë Kashami, do mendojë të bëjë përshtatje brenda grupit, ndonëse rendimenti dhe numri i golave të Krasniqit vështirë se mund të arrihen nga dikush tjetër. Gjithsesi, fierakët po përpiqen të jenë në kontakt me merkaton. Pas Kumanakut, që vazhdon të jetë në provë, në Fier ka mbërritur për t'u testuar edhe i riu 19- vjeçar nga Lushnja, mesfushori Blendi Fejzaj. Veç tyre, bardhejesh­ilët kanë në "lupën" e vëzhgimit të tyre dhe 2 futbollist­ë të tjerë 1920 vjeç që luajnë në Kategorinë e Parë, por për momentin nuk jepen emra konkretë. Për një vlerësim më të plotë rreth futbollist­ëve që janë në provë, do të shërbejnë dhe dy miqësoret e parashikua­ra gjatë kësaj jave: të enjten me Egnatian në Fier dhe të shtunën me Dinamon në Tiranë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania