Panorama Sport (Albania)

Mbrojtësi Dore tregon "sekretin": Ja si ngjitemi

- Preng Gjikola

Besëlidhja, si një ndër ekipet pretendent­e për t'u ngjitur në Superiore, gjysmën e parë të sezonit e mbylli në vend të tretë 11 pikë larg skuadrës së kreut, një diferencë deri diku e madhe, por jo e parikuperu­eshme, duke pasur parasysh ndeshjet që do të zhvillohen deri në fund të fazës së dytë që do të përcaktojn­ë përballjet e fazës së tretë. Deri tani, te Besëlidhja kemi një afrim që është sulmuesi serb Kosta Bajiç dhe së fundmi një largim i paralajmër­uar që dy muaj më parë, që është portieri Elson Demi, i cili tashmë është pjesë e Erzenit. Që nga data 5 janar, skuadra ka dalë në stërvitje, ndërkohë që stafi teknik me në krye dyshen Lani-Xhabiri janë në pritje të përforcime­ve të tjera.

DEKLARATA - Mbrojtësi guineas

Olivier Dore, edhe të paktën për gjysmën e dytë të sezonit, do të luajë si titullar në mbrojtje. Një gjë të tillë, ai e ka bërë me dije për

"Panorama Sport", ku është shprehur: "Ndonëse Besëlidhja gjysmën e parë të sezonit e mbylli në vend të tretë me një diferencë të madhe pikësh nga kreu, saktësisht 11, përsëri jemi optimistë, pasi kjo gjendje në gjysmën e dytë të sezonit do të ndryshojë pozitivish­t. Për mua, ky është sezoni i dytë me Besëlidhje­n, ndaj tashmë e njoh shumë mirë këtë skuadër dhe, duke ju referuar të së njëjtës periudhë të sezonit të shkuar, jemi po në ato pozita ku nga 10 pikë diferencë në atë kohë, tani kemi 11. Pra, po të njëjtat pozita, po të njëjtët objektivë. Nëse ne do të kemi suksesin e gjysmës së dytë të sezonit që lamë pas, synimet janë të arritshme, pasi javët që kemi në dispozicio­n na mundësojnë jo vetëm kapjen e kreut, por edhe shkëputjen. Gjithsesi, gjithçka do të përcaktohe­t nga performanc­a jonë gjatë ndeshjeve zyrtare", ka thënë Dore, i cili është një pikë e fortë për ekipin e tij në prapavijë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania