Panorama Sport (Albania)

Premtimi i Mihanit: Do shihni një skuadër tjetër

- Feriz Ferizaj

Klubi kavajas ka qenë mjaft aktiv në merkaton e janarit, pasi ka afruar disa futbollist­ë shumë cilësorë, që pritet të ndryshojnë edhe paraqitjen e Besës në kampionati­t. Shqetësimi i vetëm deri më sot mbetet vonesa e afrimit të sulmuesve. Aktualisht pas largimit të Morinës dhe Dervishit, sulmi mbetet vetëm në dorë të të riut Cara, pasi edhe Hoxha dhe Kaloshi janë akoma të dëmtuar. Kjo s'e pengon kapitenin Mihani ta shohë konkurrenc­ën si shtysën kryesore të suksesit të pritshëm të Besës. DEKLARATA - Në një prononcim për "Panorama Sport", Mihani është shprehur: "Nëse u referoheni ndeshjeve deri në dhjetor konstatoni lehtë se 90% e formacioni­t dihej, pasi kontingjen­ti ishte i cunguar. Afrimet e fundit mendoj se, krahas rritjes së cilësisë, kanë sjellë konkurrenc­ën atë që mban gjallë një ekip. Mjafton t'u kujtoj se për qendrën e mesfushës janë në garë 5 futbollist­ë për dy vende. E njëjta konkurrenc­ë edhe në prapavijë. Ndoshta sulmi mbetet reparti ku ende ka vend për plotësim. Në këtë kuptim do të jetë një "luftë" e fortë se kush do ta meritojë formacioni­n. Synimi ynë mbetet i qartë, mbyllja në 5-shen e parë të fazës së dytë. Kemi gabuar pa masë deri në dhjetor, por personalis­ht mendoj se, falë garës brenda grupit, Besa e pas janarit do të jetë komplet ndryshe. Krahas lojtarëve me përvojë Superiorej­e, presidenti dhe trajneri kanë menduar edhe për sezonin tjetër. Nuk mundet më që Besa të fillojë çdo vit në korrik me afrime lojtarësh të rinj", ka thënë Mihani.

STËRVITJA - Kavajasit nga dje kanë nisur stërvitjen me dy seanca. Njëra zhvillohet në plazhin e Golemit dhe tjetra në aneksin stërvitor të stadiumit. Të shtunën do të luhet edhe ndeshja e parë miqësore ndaj ekipit të Lushnjës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania