Panorama Sport (Albania)

Kastrioti “peshkon” në Greqi, vjen portieri 21-vjeçar Petro

- Liridon Pasha

Kastrioti është grumbullua­r në Golem që prej së hënës, ndërsa seancat stërvitore janë zhvilluar në Durrës dy herë në ditë. Ndryshe nga lista e shpallur nga krutanët, me grupin nuk është parë të stërvitet as Endri Lala (lojtar që ishte në provë) dhe as sulmuesi Denis Dyca. Ky i fundit, i kontaktuar nga gazeta, shprehet se ka disa arsye personale dhe se së shpejti do t'i bashkohet skuadrës. Sakaq, mesfushori i ardhur nga Rumania, Viorel Ferfelea, i është bashkuar grupit që të martën dhe po stërvitet së bashku me ta. Lojtari shihet si një përforcim cilësor, duke parë edhe eksperienc­ën që ka. Ai do të ndihmojë skuadrën në pjesën e mbetur të kampionati­t për të arritur objektivat.

PORTA - Krutanët u nisën në fazën me vetëm një portier, atë të parin Klajdi Kuka, por që prej të martës numri i tyre është shtuar. Kuka do të ketë një rival 21 vjeç që vjen nga kampionati grek. Ilia Petro është emër i ri në kampionati­n tonë, që më parë ka qenë te Luftëtari, pikërisht verën e vitit 2016. Portieri është prodhim i akademisë së PAS Janinës dhe, më pas, për disa sezone, është dhënë në formë huazimi në skuadra të ndryshme të futbollit helen. Këtë janar ai ka gjetur kohën e duhur për të dhënë kontributi­n e tij në Shqipëri, ku nga mbrëmja e së martës iu bashkëngji­t Kastrioti, ku sipas krutanëve është në provë.

MIQËSORJA - Stafi teknik i krutanëve ka programuar disa miqësore gjatë këtyre ditëve. Testi i parë do të jetë më datë 13 janar dhe përballë Kastriotit do të jetë skuadra e Superiores, Laçi. Kjo ndeshje do t'i shërbejë stafit teknik me në krye trajnerin Nikaj që të shohë formën e futbollist­ëve pas disa seancave stërvitore të zhvilluara. Ai, gjithashtu, do të testojë edhe lojtarët e afruar së fundmi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania