Panorama Sport (Albania)

Nisma e tifozëve beratas: Salillari, thuaj “po” Tomorit!

Organizato­rët planifikoj­në fushatë në rrjetet sociale

-

Bashkia Berat vazhdon të jetë në pritje të biznesmenë­ve që kanë dëshirë për të marrë aksionet e plota të Tomorit, duke e hequr këtë "barrë" plotësisht nga vetja e tyre në një kohë që kanë shlyer edhe të gjitha detyrimet e prapambetu­ra. Vetëm dy ditë më parë, një pjesë e konsiderue­shme e tifozëve beratas kanë filluar një nismë duke mbledhur sa më shumë firma për t'i bërë thirrje biznesmeni­t beratas, Pëllumb Salillari, që të blejë aksionet. Kjo nismë pritet që shumë shpejt të bëhet virale edhe nëpër rrjetet sociale, e ngjashme me atë të "Ballistëve" të Tetovës në 2013ën, kur i bënin thirrje "Ecolog" për të marrë nën menaxhim klubin e Shkëndijës.

DEKLARATA - Krerët e kësaj nisme besojnë se me ndihmën e të gjithëve do t'ia dalin që biznesmeni Pëllumb Salillari të pranojë dhe të blejë të gjitha aksionet e klubit të Tomorit. Në një prononcim për "Panorama Sport", ata u shprehën: "Ne tashmë ia kemi nisur me postë letër-kërkesën tonë z.Pëllumb Salillari, i cili është një person shumë i nderuar. Ashtu siç e kemi theksuar edhe në letrën e dërguar, kompania 'Salillari' është një vlerësim për qytetin tonë, pasi beratasit janë njohur përherë jo vetëm për kulturën dhe historinë që kanë trashëguar ndër shekuj, por edhe si njerëz punëtorë dhe të ndershëm. Ne do të vazhdojmë që ta përshkallë­zojmë këtë nismë që kemi marrë, pasi varet fati i skuadrës sonë të zemrës dhe një 'po' e z.Salillari do të ishte diçka e papërshkru­eshme dhe një dritë në fund të tunelit që do t'i ndryshonte rrjedhën historisë së këtij klubi. Qyteti ynë e ka treguar që jeton dhe do të vazhdojë të jetojë me futbollin, ndaj duhet një njeri i fuqishëm për të mbushur shkallët e stadiumit ashtu siç asnjë klub nuk e ka realizuar deri më sot. Ky simbol i qytetit meriton të jetë mes më të mirave të Kategorisë Superiore", kanë thënë ndër të tjera organizato­rët. E. Sylyku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania