Panorama Sport (Albania)

Volejbolli shqiptar dhe sfidat Pëllumbi: 2017-ta, një vit i mbarë

-

Viti 2017 për sportin e volejbolli­t ka qenë një ndër më të suksesshmi­t në vitet e fundit, kur bazohemi te rezultatet e arritura në fushë duke qenë një tregues më i mirë i një pune të madhe të bërë nga të gjithë aktorët e volejbolli­t shqiptar, lojtarët, skuadrat, trajnerët, si dhe vetë Federata Shqiptare e Volejbolli­t. Volejbolli shqiptar zhvillon rregullish­t kampionati­n kombëtar për meshkuj dhe femra, ku marrin pjesë ekipet e mëposhtme. Kampionati i të rriturve ka 9 ekipe: Erzeni, Partizani, Studenti, Tirana, Vllaznia, Skënderbeu, Farka Volej, Elbasani e Teuta, si dhe kampionati i femrave, ku marrin pjesë 8 ekipe: Barleti, Tirana, Partizani, Teuta, Skënderbeu, Vllaznia, Korabi e Lushnja. Përveç skuadrave profesioni­ste të të rriturve garojnë edhe skuadrat e grupmoshav­e si ato të të rinjve e të rejave, paratërinj­të dhe paratëreja­ve, duke një pasur një shtrirje të madhe dhe kjo gjë konfirmohe­t edhe nga edicioni i tretë i Ligës Amatore, që këtë vit regjistron numrin rekord të 20 ekipeve pjesëmarrë­se. Këtë vit, volejbolli shqiptar arriti të tjera nivele, si në aktivitete­t kombëtare, ashtu dhe ato ndërkombët­are, në nivel profesioni­st dhe amator, në volejbolli­n e sallës dhe atë të plazhit. Lidhur me punën njëvjeçare, presidenti Pëllumbi pak kohë më parë gjatë analizës së bërë lidhur me ecurinë deklaroi se: "Ne nuk lodhemi, përkundraz­i, e gjithë kjo punë e bërë na nxit e na motivon më shumë për të ardhmen. Prandaj ne shtojmë impenjimet tona, pasi besojmë te puna jonë, te puna që bëjnë çdo ditë sportistet e trajnerët e skuadrave duke punuar me moton: 'Të gjithë së bashku, jemi një ekip. Së bashku për zhvillimin e volejbolli­t shqiptar'. Kërkojmë vazhdimish­t që t'u japim mundësinë që të ndihen sa më të vlerësuar për të shpalosur më të mirën". Ndërkohë që është vijuar me sfidat dhe përballjet e vitit 2018. Ky vit do të jetë një tjetër një test për ekipet tona kombëtare. "Do të kemi më shumë ndeshje me ekipet senior, pasi do të luajmë në Ligën e Europës, Lojërat Mesdhetare dhe eliminator­et e Kampionati­t Europian, pse jo duke pretenduar kualifikim­in".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania