Panorama Sport (Albania)

Kërri magjik për Uarriors, zhgënjen Kleveland

De Rozan shpartallo­n Bruklinin, realizon 35 pikë

- ABDULLA DUSHKU

Interesant­e dhe me sur priza kanë qenë ndesh jet e zhvilluara dje në mëngjes për kampionati­n gjigant botëror të basketboll­it, atë të NBA-së. Indiana Pejsërs, falë 17 pikëve të Sabonis, ka mundur 109-96 (37-16, 27-22, 24-27, 21-31) Miluoki Buks. Pikëshënue­si më i mirë, për pejsërsat ishte Domantas Sabonis me 17 pikë, ndërsa për Miluokin ishte Kris Midleton me 19 Pikë. Në takimin tjetër, Toronto ka arritur të fitojë kundër Netsave pas kohës shtesë ndaj Bruklin, 113-114 (19-26, 25-19, 27-33, 36-29, në transfertë, ku De Rozan realizoi 35 pikë. Golden Stejt korri fitoren e 34- t sezonale në NBA, duke triumfuar 124-114 ( 37- 28, 27- 29, 29- 24, 31- 33) ndaj Denverit, në një ndeshje të dominuar nga skuadra kampione, që e udhëhoqi takimin gjatë gjithë kohës. Akoma me pushime ishte Kevin Durant, por nuk ka zhgënjyer Stefan Kërri, autor i 32 pikëve, i mbështetur edhe nga Grin me 23 pikë e 10 asist, ndërsa Tompson realizoi 19 pikë. Për miqtë, treshja JokiçHarri­s- Murrej realizuan së bashku 65 pikë, por që mbetën vetëm për statistikë. Fiton edhe skuadra e San Antonio, që mposhti 107-100 (25-21, 3125, 20-27, 24-34) Sakramento­n, duke e vendosur fatin e fitores që në pjesën e parë teksa ka fituar 56-46 (+10 pikë diferencë). Ka qenë një ndeshje me rivalitet dhe emocione, sidomos në minutat e fundit, kur rezultati u ngushtua deri në 7 pikë diferencë. Vendësit e udhëhoqën takimin gjatë gjithë kohës, por në minutat e fundit erdhi përmbysja e Spërs që triumfoi falë 32 pikëve e 12 topave në tabelë të Olldrixhit, ndërsa Bertans realizoi 28 pikë. Hjuston mban ritmin e kryesuesve në Perëndim duke mposhtur 116-107 (22-35, 33-25, 21-27, 31- 29), Çikagon, takim i dominuar nga skuadra teksiane që korri fitoren e 29-të sezonale. Gordon e Pol realizuan nga 24 pikë për Hjuston, ndërsa Grin 22 duke bërë që të mos ndihet mungesa e Xhejms Harden. Me humbje e ka mbyllur takimin skuadra e

Klevelandi­t që u mposht 12799 ( 32- 18, 37- 24, 33- 25, 2532)nga Minesota. Ka qenë një ndeshje e dobët, nga më të dobtat sezonale për Kavaliersa­t, që kanë pësuar humbjen e 15-të. Ajo që ra në sy gjatë këtij takimi ka qenë kolektivit­eti i Minesotas duke bërë diferencën në parket, me Uigins që realizoi 25 pikë, ndërsa për miqtë zhgënjeu Le Bron Xhejms. Fitore në sekondat e fundit për Klipers, që mundën 108-107 (32-25, 26-22, 22-30, 28-30) Atlantën, me Lou Uilliams (34 pikë) duke realizuar koshin e fitores 9 sekonda nga fundi. Mirë u paraqit edhe Majkëll Xhordan, me 25 pikë e 18 topa në tabelë. Ndeshja e fundit ishte ajo mes Nju Orlans Pelikan-Detroit Pistons 112-109 (37-34, 22-22, 27-28, 26-25). Kryesojnë përkatësis­ht me nga 33 fitore Boston në Lindje dhe Golden Stejt në Perëndim me 34 fitore, 5 më shumë se rivalët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania