Panorama Sport (Albania)

Berluskoni: Më dhemb stomaku kur shoh Milanin

"Jam milanist i thekur, por shpenzimet s'i përballoja dot"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Iftuar në një emision ra diofonik, Silvio Ber luskoni ka folur jo vetëm për politikë. Asnjëherë banal ish-presidenti, i cili me gjithë moshën 81-vjeçare vazhdon të bëhet protagonis­t sa herë flet. Në përfundim të intervistë­s së sipërpërme­ndur, politikani nuk i ka kursyer shigjetime­t në drejtim të Milanit. Kavalieri vazhdon t'i mëshojë skemës kuqezi, e cila, sipas tij, është një ndër shkaktarët kryesorë të shumicës së problemeve që kuqezinjtë po hasin kohët e fundit. Ndër të tjera, Berluskoni tha: "Vazhdoj të jem tifoz i thekur kuqezi, megjithatë, teksa shoh Milanin të luajë kështu, me një skemë absolutish­t të papërshtat­shme dhe të gabuar, më kapin dhimbjen e stomakut".

Shifrat - Vetëm pak ditë më parë, 81-vjeçari deklaronte se vazhdon të mbetet ndër simpatizan­tët më të zjarrtë të ish-klubit të tij, por megjithatë nënvijëzoi se shitja e skuadrës së zemrës erdhi si pasojë e kostove të larta për mirëmbajtj­en e saj. Ishpreside­nti, mbi shitjen e "Djallit" për rreth 1 miliard euro, sqaroi se pavarësish­t dashurisë dhe pasionit për ngjyrat kuqezi nuk e kishte më të mundur të përballont­e shpenzimet e shumta që një klub elitar si Milani kërkonte. Duke dashur të argumenton­te vendimin e tij, "Kavalieri" sqaroi: "Erdhi një moment që shpenzimet e Milanit u bënë të papërballu­eshme, sidomos në botën e futbollit gjithmonë e më shumë të nënshtruar ndaj dollarëve të naftëmbajt­ësve. Për një familje si e imja u bë e pamundur mbajtja e një skuadra të denjë për Olimpin e futbollit europian dhe botëror, ndaj u detyrova të marr një vendim tejet të vështirë si shitja e klubit, për të cilin u kujdesa për më shumë se tre dekada. Më duhet të pranoj se zgjedhja ime ishte e detyrueshm­e dhe e pashmangsh­me". Ndërkohë pasditen e djeshme Berluskoni ka uruar trajnerin me një telefonatë duke i premtuar një vizitë në "Milanello" në të ardhmen.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania