Panorama Sport (Albania)

Lokateli dhe Kutrone rrëfejnë dhjetë vitet në një dhomë

-

Manuel Lokateli e Patrik Kutrone u bënë protagonis­të të një interviste të dyfishtë në një nga emisionet e "Milan TV". Dyshja luan së bashku që në moshën dhjetëvjeç­are dhe kanë kaluar në të gjitha ekipet zinxhir së bashku. Tashmë, te Milani i të rriturve, miqësia vazhdon me të njëjtin intensitet brenda dhe jashtë fushë. Sa dëme keni bërë në shtëpi duke luajtur me top? Lokateli: Eh sa shumë. Nuk e di se sa herë prindërit e mi kanë ndërruar abazhurët.

Kutrone: Jo vetëm abazhurë, por edhe disa vazo, tavolinë dhe lulet që mamaja i kishte me shumë merak.

Cili është idhulli në futboll?

Lokateli: Jam rritur duke parë Pirlon dhe frymëzohem prej tij. Kutrone: Më ka pëlqyer gjithmonë Morata për karakteris­tikat e tij. Kush është portieri më i vështirë për t'u mundur? Lokateli: Bufon, por... ( qesh, me sa duket i kujtohet goli i shënuar).

Kutrone: Për mendimin tim, më i forti aktualisht është Xhixho Donaruma.

Po futbollist­i më i fortë, me të cilin je stërvitur? Lokateli: Kakà.

Kutrone: Pa dyshim edhe për mua Kaka.

Është më e vështirë t'i shënosh Bufonit apo Handanoviç­it?

Lokatelli: Sa pyetje e vështirë!

Kutrone: Me gjithë rëndësinë e golit tim, mendoj se ai që shënoi Lokateli ndaj Juventusit ka një shkallë më të lartë vështirësi­e. Po dhomën e ndani vetëm te Milani apo edhe në kombëtare?

Lokateli: Po, po, gjithmonë bashkë, jo vetëm sepse kemi orare të njëjta kudo që lëvizim, por edhe sepse më pëlqen ta mund në "Play Station'.

Kutrone: Kemi dhjetë vjet që ndajmë dhomat dhe nuk kemi pasur kurrë as më të voglin problem. Jemi miq të ngushtë dhe ndihemi mirë bashkë.

Çfarë muzike dëgjoni?

Lokateli: Në dhomë muzikën e zgjedh unë, ndonjëherë vendos hitet e momentit, ndonjëherë tjetër diçka më qetësuese. Edhe te muzika merremi vesh shumë mirë.

Kutrone: Nuk kemi asnjë problem me muzikën, kemi ide të ngjashme edhe në këtë aspekt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania