Panorama Sport (Albania)

Gatuzo feston ditëlindje­n, ja fjalitë e tij më pikante

-

Drejton ekipin e zemrës, por mbetet një karakter që zor se gjen qetësi. Identifiko­het në këtë mënyrë Rino Gatuzo që dje mbushi 40 vjeç dhe për përvjetor kemi shkëputur disa nga fjalitë e tij më të famshme.

Gatishmëri­a ime për t'u lodhur mund të cilësohet si një sëmundje.

Te Milani ndihesha tifoz, kapiten dhe president. (maj 2016) Deri 13 vjeç luaja në plazh. Nuk di të godas nga larg e as të pasoj, por ja që kam fituar një Botëror.

Kur isha i vogël, dëshiroja të isha peshkatar.

Të dielave luaja me shokët. Për portat mjaftonin dy bidonë nafte. "Baba, po bëj shaka, do të shkojmë", pasi u shtira sikur po refuzoja ofertën e Glasgou Rejnxhers.

Muajt e parë në Skoci shikoja vetëm "Rai Uno", 18 vjeç duke parë dokumentar­ë...

Kundërshta­rët më urrejnë, pasi në fushë shfaq të gjithë urinë time.

Nëse lind katror, nuk mund të vdesësh i rrumbullak­ët.

Të humb Botërorin për një dëmtim? Kurrë, më mirë lidhem pas autobusit.

Si i përballoj humbjet? Bëj një sanduiç dhe e kafshoj si të ishte rivali që më mundi.

S'kam kërkuar ndonjëherë autografe. Nga Maradona do ta doja, por se kam takuar kurrë.

Kur erdha te Milani, isha një "nallban", por ja që fitova diçka. Vetëm në një ndeshje s'kam djersitur. Kisha temperatur­ë dhe nuk luajta.

11 Gatuzo kundër 11 Montelave me siguri nuk humbin. Humb finalen nëse ndëshkohem? Atëherë do ta ha kartonin e verdhë.

Lutesha një natë përpara, sa herë duhet të ndeshesha me Zidanin. Pesë ndeshje pezullim? Mirë që nuk më futën në burg. (Pas goditjes me kokë ndaj zëvendëstr­ajnerit të Totenhemit)

Jam i njëjti gjithmonë. Mendjemëdh­enjtë nuk ecin përpara. Në Glasgou kishte njerëz që merreshin me pastrimin e këpucëve. Më dukej poshtërues­e, këpucët e mia i ndyj dhe i pastroj vetë. Po fitova Botërorin, shpërblimi­n e jap për bamirësi.

Besoj në Zot, por jo te Kisha që mobilohet me flori kur njerëzit nuk kanë të hanë.

Kaka është fenomen. Nëse nuk fiton "Topin e Artë", do t'ia blej unë.

Milani është trashëgimi e "UNESCO"-s. Siti dhe PSG-ja janë pa histori.

Një herë u ruajta dhe nuk pastrova. Kostakura më shpjegoi se nuk isha në shtëpinë time. Te Milani kishte rregulla.

Jam unë që duhet të paguaj Milanin që më jep mundësinë të luaj në nivele të larta.

Kur shihja Pirlon duke luajtur, kisha dyshime nëse mund të konsideroh­esha futbollist.

Kjo është parajsa, është ëndrra që vazhdon. (Dita e parë si trajner kuqezi)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania