Panorama Sport (Albania)

“Ikardi ka kryer vizitat mjekësore te Reali”, enturazhi: Falsitet, një broçkull e mediave!

"Bomba" e merkatos vjen nga Anglia, mohohet transferim­i në janar

-

Mauro Ikardi te Reali i Madridit që në janar? Lajmi është befasues dhe ka kaluar si nga Spanja, ashtu edhe nga Anglia. Media iberike "Diario Gol" zbulon dje se sulmuesi është goditja surprizë që Florentino Perez ka vendosur të bëjë për Zinedin Zidanin. "Daily Express", në krahun tjetër, ka folur madje për vizitat mjekësore të kaluara (edhe pse bomberi këto ditë ndodhet në Maldive, siç e tregojnë dhe fotot e publikuara në rrjetet sociale me bashkëshor­ten Vanda Nara). PËRGËNJESH­TRIMI - "Daily Express" i Anglisë dhe "Diariogol" në Spanjë: njëri ndjek dhe zmadhon lajmin e tjetrit. Ka dalë kështu (duke përcjellë deklaratën e dhënë nga enturazhi i Mauro Ikardit) një "falsitet". Asgjë e vërtetë, pra, lidhur me vizitat mjekësore që sulmuesi argjentina­s i Interit flitej të kishte kryer me Realin e Madridit: është e vërtetë që Florentino Perez do e donte në Madrid, po qëndron gjithashtu fakti që (siç kanë konfirmuar "Spormedias­et" personat që kurojnë interesat e Ikardit) bomberi dëshiron vetëm Interin. Pra, pa gjysmë-terma, ky thashethem ka rezultuar një "broçkull e madhe".

POR, NË VERË … - Mauro Ikardi, me sa duket, nuk do ta lërë Interin në janar. Kapiteni po kalon ( dhe mirë madje) pushimet në "parajsën" aziatike me Vandën e tij dhe gjithë familjen, larg nga "zhurmat" e merkatos dhe lajmeve që qarkullojn­ë rreth tij. Nuk ka asnjë mundësi që Mauro të largohet gjatë këtij seksioni të merkatos: ai vetë nuk do t'i linte shokët në gjysmë të rrugës (përjashto mundësinë që ta shtyjë vetë klubi, çka duket e vështirë për t'u besuar). Është e qartë, megjithatë, që në verë gjithçka mund të ndryshojë. Ikardi ka një kontratë akoma të gjatë e të pasur deri në vitin 2021 (ndër të tjera të rinovuar prej pak kohësh), por ajo çka

shqetëson më shumë zikaltrit është klauzola prej 110 milionë eurosh të vendosur në momentin e firmës. Ishte dukur një vlerë e paarritshm­e, por duke konsiderua­r çmimet e çmendura të transferim­eve të fundit (nga Kutinjo te Barcelona për 160 milionë euro, te Van Dijk që kaloi në Liverpul për 85 mln), kostoja e Ikardit duket një "shaka" për klubet elitare. E shumta do varet nga rezultatet që Interi do ketë arritur deri në fund të kampionati­t: pa Champions, edhe një "i dashuruar" pas fanellës si Mauro do ishte vështirë të bindej për të qëndruar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania