Panorama Sport (Albania)

Mou nis raundin e ri: Konte dopohej te Juve

“Zoti Konte, a e di se çfarë është EPO? E ke bërë në 1996”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Tjetër seri sulmesh dhe kundërpërg­jigjesh mes Zhoze Murinjos dhe Antonio Kontes. Tanimë nuk kalon asnjë ditë pa shkëmbime deklaratas­h të helmatisur­a: pas "sklerozës", "trukimeve" dhe "njeriut të vogël", lëvizja e fundit vjen nga ana e trajnerit të Mançester Junajtid, edhe pse jo në mënyrë direkte. Portugezi është duke shijuar javën e tij të pushimeve në Dubai, ku po stërvit skuadrën në temperatur­at e ngrohta të Emirateve të Bashkuara Arabe. Por, mendimet e tij janë ende në Angli dhe më shumë në Londër sesa në Mançester. Në mungesë të tij, në ring zbret zëdhënësi i teknikut të "djajve të kuq".

SULM NGA PORTUGALIA - Në të përditshme­n portugeze "Record", ditën e martë është shkruar një editorial që mban firmën e Eladio Parames, një emër i njohur, sepse është në fakt edhe njeriu i shtypit dhe zëdhënësi personal i Mout, i njohur për sulmet e tij të famshme ndaj Barcelonës (kur Speciali ishte në stolin e Realit të Madridit) dhe kritikëve të tij. "Konte, a e di se çfarë është EPO?" Ky është titulli i fortë i shkrimit të Parames, i cili më poshtë shpjegon: "Ishte sezoni 1995/'96 dhe lojtarët e Juventusit u akuzuan për transfuzio­n gjaku për të përmirësua­r paraqitjet e tyre sportive. Rasti përfundoi në gjykatë dhe i konfirmuar. Dhe kush ishte kapiteni i Juves? Antonio Konte! Disa vite pas, i njëjti personazh u pezullua për 6 muaj, sepse u përfshi në një rast trukimesh. E mohoi natyrisht, por nuk e hoqi kurrë njollën e famës së përfshirë në çështje jo shumë të qarta. Dhe ky zotëri akuzon si njeri të vogël Murinjon: ai mund të jetë i tillë, por në të vërtetë ka fituar shumë më tepër trofe sesa Konte dhe ka më shumë flokë!"

LARGON VËMENDJEN - Por, si për ta maskuar se ky nuk është një sulm personal direkt ndaj trajnerit të Çelsit, Parames e mbyll shkrimin e tij me dy tema që nuk kanë shumë lidhje me qëllimin e vërtetë të publikimit të tij. Ai shkruan se niveli i skuadrave të Championsh­ip-it është rritur shumë në Angli dhe këtë e dëshmojnë eliminimet e fundit nga kupat të Mançester Junajtid prej Bristolit dhe Arsenalit nga Notingem Foresti dhe komenton edhe transferim­in e Kutinjos te Barcelona.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania