Panorama Sport (Albania)

Konte: E kemi personale!

“Unë s’do ta harroj. Është diçka midis nesh, asgjë mes Junajtid dhe Çelsit”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Vazhdon lufta në distancë mes An tonio Kontes dhe Zhoze Murinjos. Dhe vigjilja e gjysmëfina­les së Kupës së Ligës kundër Arsenalit ka sjellë raundin e radhës së përballjes së teknikut të Çelsit dhe Mançester Junajtid. Një kapitull që nisi të shkruhej nga "Special One", i cili e quajti "kloun" ish-teknikun e Juventusit për mënyrën e ekzagjerua­r sesi feston golat e skuadrës së tij, duke sjellë kundërpërg­jigjen e italianit se portugezi vuan nga skleroza. Sulmet vazhduan me ishtekniku­n e Interit që i kujtoi skualifiki­min për trukime, ndërkohë që tekniku italian iu kundërpërg­jigj me një "je njeri i vogël". Dhe dje, Antonio Konte iu rikthye sulmeve gjatë konferencë­s për shtyp përpara ndeshjes ndaj "topçinjve". Ai këmbënguli se armiqësia mes tij dhe portugezit është personale dhe se askush nuk duhet të ndërhyjë: "Mos kam ndoshta fytyrën e një personi të penduar për atë që kam thënë? Nuk besoj. Të dy thamë gjëra, të shohim çfarë do të ndodhë në të ardhmen". I pyetur nëse Shoqata e Trajnerëve mund të ndërhyjë për të vendosur paqen, Konte e përjashtoi si mundësi: "Ai përdori fjalë serioze, foli seriozisht dhe unë nuk do ta harroj. Ky nuk është një problem mes Mançester Junajtid dhe Çelsit, por një çështje mes tij dhe meje. Po e mbyll këtu".

NDESHJA - Duke iu rikthyer ndeshjes së sotme, tekniku i Çelsit planifikon të hedhë në fushë një skuadër të fortë në derbin e vajtjes kundër Arsenalit në "Stamford Bridge". Por ai tha se blerja e merkatos së janarit, Ros Barklej, do të mungojë, pasi nuk është ende gati: "Ndeshja me Arsenalin është shumë afër për të luajtur. Duhet të jemi të kënaqur me gjendjen e tij fizike, sepse ajo është e mirë dhe ai ka nisur të stërvitet me ne, ka nisur të kuptojë futbollin e skuadrës. Por ka ende nevojë pak për më shumë kohë në aspektin fizik, por edhe taktik. Megjithatë, gjendja e tij e përgjithsh­me është shumë e mirë. Se kur do të jetë gati që të luajë, unë nuk mund ta them tani".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania