Panorama Sport (Albania)

Zamer: re ka, er ekt ër a ernin

$%i&eri e %o&en janë ende në formë, kanë 'farë t(i japin skuadrës$

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Ish-drejtori sportiv i re kordmenëve gjermanë, Matias Zamer, ka folur gjatë një interviste për mediat gjermane lidhur me çështjet kryesore për klubin bavarez si blerja e mesfushori­t të Shalkes, Leon Gorecka, rinovimin me teknikun Jup Hejnkes dhe dyshen "Robbery".

7ORECKA- Gjatë javëve të fundit, klubi i Bajernit është lidhur ngushtë me një transferim të mundshëm të mesfushori­t të kombëtares gjermane dhe skuadrës së Shalkes, Leon Gorecka. Lidhur me transferim­in e tij, Zamer ka thënë se: "Gorecka është një lojtar i ri dhe Bajerni duhet të bëjë kujdes me të. Megjithatë, mendoj se do të ishte blerja perfekte për ta. E njoh mirë Leon Goreckën nga sfidat me kombëtaren dhe kam parë një progres të jashtëzako­nshëm tek ai".

8 E 9 NKES- Ish- drejtori sportiv i Bajernit ka folur edhe për një nga çështjet më të përfolura në klubin e rekordmenë­ve gjermanë, atë të rinovimit deri në 2019 me trajnerin legjendar, Jup Hejnkes. Zamer e sheh si të mundshëm këtë rinovim, duke njohur marrëdhëni­en e ngushtë mes Hejnkesit dhe presidenti­t bavarez, Uli Hënes. Për këtë arsye, ‰ 0- vjeçari ka thënë se: "Uli Hënes dhe Jup Hejnkes e njohin njëri-tjetrin shumë mirë dhe kanë një marrëdhëni­e të ngushtë. Ndaj nuk mendoj se Hënes është duke shpresuar kot për një rinovim të mundshëm me Hejnkes. Jup e njeh

skuadrën shumë mirë dhe e ka çdo gjë nën kontroll. Hënes nuk do ngulte këmbë nëse nuk do kishte asnjë bazë për ta bindur Hejnkesin të qëndrojë te Bajerni".

:ROBBER;:- E ardhmja e mesfushorë­ve Frank Riberi dhe Arjen Roben është ende e

paqartë në skuadrën bavareze, pasi kontratat e tyre përfundojn­ë në muajin qershor. Por, për Zamer, ata janë dy lojtarë me vlera të mëdha për skuadrën, ndaj ai rekomandon që klubi të rinovojë me ta duke thënë: "Ata janë dy profesioni­stë, të cilët shfaqin

gjithnjë një formë të shkëlqyer dhe kanë ende shumë për t'i dhënë skuadrës bavareze".

VA 7 NER- Sa i përket blerjes më të re të rekordmenë­ve gjermanë, Sandro Vagner, ish-drejtori sportiv tha: "Ka aftësitë e duhura për Bajernin".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania