Panorama Sport (Albania)

Merkato, përplasje Zidan-Perez

Zizu merr në mbrojtje Marselon: Nuk hedh m... mbi 2 lojtarë, të gjithë fajtorë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Zinedin Zidan po ka lon momentin më negativ që nga koha kur është trajner i Realit të Madridit. Distanca -16 pikë në kampionat me Barcelonën, kriza e sulmit, problemet në mbrojtje dhe gjithçka tjetër kanë bërë që ai të humbasë qetësinë edhe përpara mediave. Mendon se nuk i duhet merkato për të riparuar problemet, ndërsa nuk ka dashur të fajësojë asnjë lojtar. Ai thotë se fajtorë janë të gjithë.

Mbledhje- Përpara stërvitjes së djeshme në prag të ndeshjes së kthimit në Kupën e Mbretit me Numancian, Zizu ka mbajtur një fjalim përpara skuadrës, ku u ka kërkuar lojtarëve vetëm punë për të dalë nga ky moment, në të cilin ndodhen. Ai shprehu besimin për të gjithë dhe tha se ekipi do të provojë të luftojë në të gjitha kompeticio­net.

Konferenca- Në konferencë­n për shtyp përpara gazetarëve, Zizu ngriti zërin dhe tha se fajtor për këtë situatë nuk janë dy apo tre lojtarë. Ai merr përgjegjës­itë për krizën. Mediat mendojnë se fajtori është Marselo, por Zizi jo. "Unë sigurisht që kam përgjegjës­itë e mia. Nuk do të hedh m... mbi një apo dy lojtarë. Jemi të gjithë fajtorë, ashtu siç ndajmë elozhet e sukseseve", tha fillimisht trajneri. I pyetur për merkaton ai mendon njëlloj, pavarësish­t se Perezit nuk i pëlqen deklarata e nxituar se nuk i duhen lojtarë. "Nuk do të ndryshoj mendim për 3 muaj. Unë kam besim te kjo skuadër dhe nuk kam nevojë për merkato. Besoj te këta futbollist­ë dhe do të dalim nga ky moment. Nuk e bëj këtë për të dalë mbi presidenti­n apo për të goditur atë, por ky është thjesht mendimi im", vazhdoi Zidan. Ai kërkoi që skuadra të shënojë patjetër ditën e sotme ose të paktën të mbajë portën të paprekur sepse ndeshjet me eliminim kanë rrezik. Reali do të luajë kundër Numancias ditën e sotme në 21: 30, ndërsa ndeshjen e parë e ka fituar me rezultatin 0-3.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania