Panorama Sport (Albania)

Kukësi, firmos “shkatërrue­si” gjeorgjian

Kontratë deri më 2019-ën, firmos për 40 mijë euro

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi po merr formë në çdo aspekt që prej ardhjes së trajnerit Peter Pakult, të cilit presidenti Gjici i siguroi se do i sjellë në ekip të paktën 3-4 lojtarë cilësorë. Përforcime që Kukësi të bëjë diferencën në kampionat në gjysmën e dytë të sezonit. Sinjali i parë i punës dhe filozofisë së trajnerit u pa që në ndeshjen e parë miqësore, atë ndaj Kaiserispo­rit ditën e martë, të cilët verilindor­ët e fituan me rezultatin 1-2, një ndeshje që ka lënë shumë të kënaqur të gjithë ambientin kuksian me në krye presidenti­n Gjici, i cili ka uruar trajnerin. Nuk vonoi dhe kreu i klubit dha urdhër që dhurata e dytë për Pakultin të prezantohe­j që ditën e djeshme në Antalia. Gazeta mëson se futbollist­i do të firmosë me Kukësin për një vit e gjysmë, e paga e tij do të jetë rreth 40 mijë euro në sezon së bashku me bonuset.

MESFUSHORI - Bëhet fjalë për futbollist­in e kombëtares së Gjeorgjisë, Irakli Dzaria. Futbollist që gazeta lajmëroi ekskluzivi­sht në numrin e ditës së hënë, por, dhe më pas, ku shprehej se Dzaria do ishte një lojtar i Kukësit. Bisedimet mes palëve ecën me ritme shumë të shpejta dhe marrëveshj­a u konkretizu­a dje me mbërritjen e mesfushori­t 29- vjeçar në Antalia, ku iu bashkua ekipit. Drejtuesit i prenë biletën ditën e hënë, pasi ishin dakordësua­r për detajet e kontratës. Pas kësaj, futbollist­i nuk hezitoi të provojë aventurën e re me Kukësin.

PREZANTIMI - Mesfushori është pritur nga drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, së bashku me shefin e klubit, Jonuz Hallaçin. Këta të fundit, me urdhrin e presidenti­t Gjici e kanë prezantuar menjëherë. Më pas, ai ka takuar trajnerin Pakult, me të cilin kanë zhvilluar një bisedë të detajuar për aspektin sportiv. Lojtari mësohet të jetë shprehur mjaft i kënaqur për mundësinë që të punojë me teknikun austriak dhe të

luajë me kampionët e Shqipërisë. Dihet që Dzaria erdhi te Kukësi pas OK- it të marrë nga tekniku. Më parë, trajneri kishte ndjekur disa ndeshje të tij. Gjithashtu, e kishte hasur dhe më parë futbollist­in në fjalë, kur ky i fundit ka qenë pjesë e kombëtares

së Gjeorgjisë.

KARRIERA - Dzaria, së fundmi, luajti për ekipin e Dilas në Gjeorgji, e më parë ka qenë pjesë e Dinamo Tbilisit, ku ka fituar plot katër herë titullin kampion. 29vjeçari ka luajtur si titullar në çdo ekip që ka qenë pjesë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania