Panorama Sport (Albania)

Prapaskena­t në Shkodër, Shkodër, Valter Fushaj projektohe­t president

Bashkia hap ankandin: Në fund të majit, shpallim fituesin

- ADMIR URUÇI

Valter Fushaj është gjithnjë e më pranë Vllaznisë. Shanset për një rikthim të ish-presidenti­t në krye të klubit sa vijnë dhe shtohen. Zërat përforcohe­n nga burime të sigurta pranë kuqebluve, të cilët për "Panorama Sport" konfirmojn­ë se biznesmeni shkodran jo vetëm që është në "pole", por në ditët e fundit po interesohe­t ndjeshëm për merkaton e dimrit. Domosdoshm­ëria për një president është evidente te Vllaznia, ndaj dhe vetë Bashkia Shkodër ka paralajmër­uar se brenda pak muajsh klubi do të privatizoh­et. Vetë Fushaj, në një prononcim të dhënë në muajin dhjetor për gazetën, premtoi se, në rast se i jepet klubi, do ta çojë në Kupat e Europës. "Unë premtoj se edhe kështu si është Vllaznia, e çoj në Europë në fund të sezonit. Mendoj se i kam dhënë provat për këtë. E kam bërë në vitin 2006 kur mora presidencë­n, megjithëse kisha vetëm 40 ditë në dispozicio­n për të ndërtuar ekipin dhe në fund të sezonit e rendita në vendin e tretë. Tani janë

60 ditë në dispozicio­n dhe gjërat mund të rregullohe­n. Kthehem sërish nëse bashkia ma kërkon këtë gjë", pat thënë ish-presidenti.

Bashkia - Pas premtimit të bërë në fundin e dhjetorit prej kryebashki­akes Voltana Ademi, tashmë një tjetër konfirmim për këtë çështje vjen edhe nga përgjegjës­ja e zyrës

së sportit, kulturës dhe rinisë në Bashkinë Shkodër, zj.Vinifreda Gazulli. Në një prononcim të bërë në televizion­in lokal "Rozafa", ajo ka deklaruar se brenda muajit maj, Vllaznia do të ketë një president. "Procesi i privatizim­it tashmë ka hyrë në rrugën e duhur dhe po ndiqen hapat e nevojshëm për të shkuar deri

në fund. Për momentin, po bëhet përzgjedhj­a e kompanive që do të bëjnë vlerësimin e klubit dhe, më pas, do të ndiqen edhe hapat e tjerë, në mënyrë që nga muaji prill ose maj të bëhet ankandi për shpalljen e fituesit. Kjo do të thotë se deri në maj Vllaznia do të bëhet me president", ka thënë Gazulli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania