Panorama Sport (Albania)

Salihamixh­iç i tregon derën Frenk Riberisë

S’i përgjigjet rinovimit me francezin, i hapur largimi

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Gjatë javës së kalu ar, në skuadrën e rekordmenë­ve gjermanë thuhej se mesfushori spanjoll, Tiago Alkantara, ishte në prag të një rikthimi te ishklubi i tij, Barcelona. Vetë babai i spanjollit ka pasur një takim me drejtuesit e klubit katalanase, ku thuhej se arsyeja e këtij takimi ka qenë pikërisht negociatat për ta rikthyer Tiagon në skuadrën e Barcelonës. Gjatë ditës së djeshme, drejtori sportiv i Bajernit, Hasan Salihamixh­iç, ka folur për mediat gjermane duke blinduar mesfushori­n spanjoll: "Tiago ka rinovuar me Bajernin deri në vitin 2021 gjatë sezonit të kaluar. Ai është një lider për ne dhe do të qëndrojë në Mynih. Gjendja e tij është drejt përmirësim­it dhe gjatë gjysmës së dytë të sezonit do të kemi shumë nevojë për të". RIBERI

Një prej çështjeve më të nxehta në klubin e rekordmenë­ve gjermanë është edhe ajo e rinovimit të mesfushori­t francez, Frank Riberi, kontrata e të cilit përfundon në fundin e sezonit aktual. 34-vjeçari u shpall gjithashtu hero i Bajernit në përballjen miqësore ndaj kategorisë së tretë, Grosaspah, ku Riberi shënoi tre gola në favorin e bavarezëve brenda 11 minutave. Teksa ka folur për të ardhmen e Tiagos, Salihamixh­iç është pyetur edhe për rinovimin me mesfushori­n francez, Frank Riberi, pasi në muajt e fundit të vitit të kaluar ai ka deklaruar se klubi do të fliste për kontratën e tij gjatë fillimit të vitit. Por, teksa është pyetur për Riberinë, Salihamixh­iç është bllokuar dhe nuk ka dashur të japë një përgjigje duke lënë të hapur edhe opsionin e një largimi të mundshëm të francezit. Në përgjigjen e tij, Salihamixh­iç tha: "A ka ndonjë pyetje tjetër?".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania