Panorama Sport (Albania)

“ a pse zgjodha rzenin”

ua disiplinë dhe një fushë stërvitore, ndërtojmë ekipin për në elitë

- FIQIRI SHEHU

Dje, në orën 13: 30, 30 minuta për para fillimit të seancës stërvitore, në një nga ambientet e stadiumit "Tofik Jashari" u bë prezantimi nga ana e Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Erzenit, Astrit Hoxha, i trajnerit të ri të skuadrës, Nevil Dede. Ish- lojtari dhe ish- trajneri që ka drejtuar disa ekipe në futbollin shqiptar dhe së fundmi edhe Kombëtaren e Femrave, dje ka marrë në dorë drejtimin e Erzenit. Në një intervistë ekskluzive për gazetën "Panorama Sport", trajneri i tregon të gjitha, që nga arsyet që pranoi ofertën e Erzenit dhe problemet sipas t i j që ka klubi. Ndërkaq, Dede do të debutojë në stolin e Erzenit me miqësoren që skuadra shijakase do të luajë sot në fushën e vet ndaj Ilirisë. Një takim, ku trajneri do të ketë mundësinë të shohë formën e lojtarëve të tij për herë të parë.

Çfarë ju sht u të pranonit ofertën e Erzenit?

Të them të vërtetën, e kam pritur mjaft mirë sepse kam edhe shumë njohje në Shijak, si dhe mjaft respekt për skuadrën e futbollit të Erzenit, me të cilën jam ndeshur dikur kur shijakasit ishin në Superiore. Pra, kam ardhur me plot dëshirë dhe do të kontribuoj me gjithë kapaciteti­n tim profesiona­l.

Keni ardhur në një moment, kur sezoni futbollist­ik është gati në mesin e tij dhe Erzeni lëkundet mes 'shes së parë dhe të d të. Çfarë objektivas­h do të ketë skuadra?

Natyrisht, do të njihem fillimisht me ekipin gjatë kësaj periudhe deri në fillim të sezonit të këtij viti dhe kam bindje se qëndrimi në 5-shen e parë do ta realizojmë duke pasur parasysh edhe bashkëpuni­min e ngushtë si me futbollist­ët ashtu edhe me stafin drejtues.

Nga skuadra janë larguar tre lojtarë të rëndësishë­m. Do të ndërh ni në merkato?

Pa diskutim, krahas përgatitje­ve deri më 27 janar në mënyrë sa më të shpejtë, do të bëjmë të mundur plotësimin e reparteve aty ku është e domosdoshm­e. Dhe për këtë po punohet intensivis­ht nga drejtori Astrit Hoxha dhe menaxheri Gëzim Peza.

Si ju duket ambienti në Shijak dhe çfarë keni kërkuar nga drejtuesit?

Ajo që është shqetësues­e, është mungesa një fushë stërvitore për zhvillimin e seancave dhe për këtë do ndërhyhet sa më parë me rregullimi­n e mjedisit që është pranë fushës së ndeshjeve. Dhe deri sa kjo të rregullohe­t, do të zhvillojmë seancat stërvitore në një mjedis tjetër jashtë Shijakut.

Sa do të qëndrojë Dede tek Erzeni dhe çfarë do të kërkoni nga futbollist­ët?

Të them të drejtën, dëshira ime është të punoj sa më gjatë në Shijak dhe kam ardhur këtu me plot pasion për të bërë më të mirën për futbollin e këtij qyteti që aq shumë e do këtë sport. Synimi im është që, krahas realizimit të objektivit për qëndrimin në 5shen e parë, të ndërtojmë një ekip për sezonin tjetër me mjaft ambicie. Ndërsa nga futbollist­ët do kërkoja zbatim rigoroz të disiplinës, si në stërvitje, ashtu edhe në ndeshje për të luftuar fort në çdo takim për të marrë maksimumin e mundshëm. Kam ardhur sepse kam besim në këto që them.

 ??  ?? Klubi i Erzenit e ka pritur me një tortë dhe urimin për ditëlindje­n trajnerin e ri, Nevil Dede. Tekniku tiranas festoi dje 42vjetorin e lindjes, në një kohë që u zyrtarizua edhe si trajneri i ri i shijakasve
Klubi i Erzenit e ka pritur me një tortë dhe urimin për ditëlindje­n trajnerin e ri, Nevil Dede. Tekniku tiranas festoi dje 42vjetorin e lindjes, në një kohë që u zyrtarizua edhe si trajneri i ri i shijakasve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania