Panorama Sport (Albania)

Nuk ka merkato, Besëlidhja e "dorëzuar"

-

Besëlidhja zhvilloi dje një ndeshje testi brenda familjes, e para që nga grumbullim­i pas pushimeve të fundvitit. Stafi teknik i kryesuar nga trajneri Gledis Lani në testin e djeshëm vëzhguan formën aktuale fizike të futbollist­ëve, kjo për të përpiluar programin stërvitor për të ardhmen. Trajneri, pas përfundimi­t të ndeshjes stërvitore, u prononcua për "Panorama Sport", ku ndër të tjera tha: "Pas 5 ditësh stërvitje sot(dje) zhvilluam një ndeshje testi brenda grupit, kjo për të parë gjendjen fizike aktuale të futbollist­ëve pas pushimeve të fundvitit. Në përgjithës­i, lojtarët e kanë ruajtur kondicioni­n e tyre fizik të gjysmës së parë të sezonit, por ne duhet të punojmë që të marrin ngarkesat maksimale për gjysmën e dytë të sezonit, pasi është edhe pjesa më e vështirë e sezonit, ku skuadrat rifreskohe­n dhe ringarkohe­n, si fizikisht, ashtu edhe tekniko-taktikisht. Ne momentalis­ht jemi të përqendrua­r vetëm në përgatitje­n fizike të futbollist­ëve, por pa anashkalua­r edhe atë teknik-taktike, por në përmasa minimale. Ashtu siç e theksova edhe më lart, sa më shumë i afrohemi fundit, aq më i vështirë bëhet kampionati, ndaj na duhet që të punojmë pa u lodhur gjatë fazës përgatitor­e dimërore për t'i ngarkuar futbollist­ët nga të gjitha pikëpamjet maksimalis­ht. Pozitive për ne është se do të ruhet boshti si skuadrës që mbylli gjysmën e parë të sezonit, do të ndërhyhet vetëm aty ka me të vërtetë nevojë për rifreskim formacioni. Dihet se objektivi i Besëlidhje­s është ngjitja në Superiore", përfundoi Lani. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania