Panorama Sport (Albania)

Bajerni thyen pas 5 vitesh tabunë “Leverkusen”

Shkëlqen Hames Rodrigez, Riberi dhe Martinez prishin mallkimin e “Bay Arenës”

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Në përballjen e parë të fazës së dytë të B u n d e s l i g ë s , skuadra e rekordmenë­ve gjermanë ka arritur të mposhtë pas pesë vitesh në "Bay Arena" kundërshta­rët e Leverkusen­it me rezultatin 1-3. Trajneri i skuadrës bavareze, Jup Hejnkes, ka vendosur të luajë me formacioni­n 4-3-3, ku në mesfushën sulmuese ka aktivizuar Arjen Roben, Tomas Myler dhe Frank Riberi, duke lënë jashtë blerjen më të re për sulmin, Sandro Vagner. Në minutat e para të kësaj përballjej­e, skuadra vendëse ka shfaqur përqendrim më të madh në lojë dhe agresivite­ti i tyre i ka bërë rekordmenë­t gjermanë të shpërqendr­ohen. Mirëpo Bajerni nuk është dorëzuar lehtë dhe ka arritur të rimarrë në dorë kontrollin e lojës, duke krijuar disa raste tepër të rrezikshme në zonën e skuadrës së Leverkusen­it. Mesfushori kolumbian Hames Rodrigez ka qenë i pari, i cili ka kërcënuar portën e Bernd Lenos me anë të një goditjeje nga distanca, por nuk ka arritur të gjejë kuadratin. Në këtë mënyrë, ekipi i Hejnkesit ka fituar dominancën ndaj vendësve dhe ka krijuar një kundërsulm tepër solid, i cili në shumë raste ka arritur të kërcënojë Leverkusen­in. Mesfushori spanjoll Havi Martinez ka qenë i pari që ka zhbllokuar rezultatin në fushën kundërshta­re në minutën e 33- të, pas një krosimi në zonë nga zëvendëska­piteni Tomas Myler. Ai është gjendur i pambrojtur nga kundërshta­ri dhe ka përfituar duke e dërguar topin në rrjetë. Në këtë mënyrë, bavarezët e mbyllën pjesën e parë me avan- tazhin 0-1. Gjatë pjesës së dytë të përballjes, skuadra vendëse ka nisur duke kërcënuar portën e bavarezëve. Mesfushori Bejl ishte i pari që ka pasur rastin më të mirë për të barazuar bavarezët me anë të një goditjeje nga distanca, e cila ka prekur

traversën e portës së Sven Ulraish. Megjithatë, skuadra e rekordmenë­ve gjermanë ka pasur një përqendrim më të lartë në gjysmën e dytë të lojës, ku kanë dominuar në të gjitha repartet e fushës. Frank Riberi ka shënuar golin e dytë për Bajernin në minutën e 59-të

falë një asisti të shkëlqyer nga Hames Rodrigez, i cili me anë të një goditjeje të fuqishme ka gjetur të papërgatit­ur portierin Leno. Vendësit kanë shënuar golin e parë me anë të Foland në minutën e 71-të nga distanca, si pasojë e një gabimi të mbrojtjes bavareze.

Goli i tretë, i cili ka mbyllur përballjen e parë të gjysmës së dytë të sezonit, ishte ai i Hames Rodrigez në minutën e 91-të, kur, pas një goditjeje dënimi, ka dërguar në rrjetë topin duke i dhënë fitoren e parë pas pesë vitesh rekordmenë­ve gjermanë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania