Panorama Sport (Albania)

"Mbështesim Finon, di të menaxhojë"

-

Klubi lushnjar, nëpërmjet presidenti­t të klubit Fatos Tushe, ka qenë i pari që ka propozuar deputetin e qarkut të Fierit, Bashkim Fino, kandidat për kreun e FSHF-së. "Kemi bërë propozimin. E kam dërguar propozimin e bërë për kandidatur­ën e Bashkim Finos për president të FSHF-së", është shprehur presidenti Tushe, i cili është edhe kryetari i Bashkisë së Lushnjës. "Mbështesim kandidatur­ën e Bashkim Finos, sepse mund të jap më shumë për futbollin", u shpreh nënkryetar­i i Bashkisë së Lushnjës, Gentian Nushi, që është njëherësh kryetari i Bordit të "KF Lushnja 1930" sh.a. Nga krerët e Bashkisë, që drejtojnë dhe klubin verdhejesh­il, kandidati Fino shihet si një personalit­et që ka aftësi të menaxhojë, të japë ide, të mbështesë, të nxisë vlerat e futbollit. Drejtuesit e Lushnjës kanë mendimin se dëshira e z.Fino për të drejtuar FSHF-në vjen nga përvoja dhe dëshira për ta ngritur futbollin në nivele edhe më të larta. Deputeti i qarkut të Fierit e ka ndjekur vazhdimish­t skuadrën e Lushnjës si në "Roza Haxhiu", edhe në transfertë, në krah të presidenti­t Fatos Tushe, duke vendosur mbi supe edhe shallin verdhejesh­il, simbol i skuadrës myzeqare që nga viti 1927. SHOQATA - Kandidatur­a e z.Fino mbështetet hapur nga KF Lushnja 1930 sh.a, por edhe nga dashamirës­it e futbollit verdhejesh­il. Shoqata Lushnja dhe grupet e tifozërisë mbështesin kandidimin e z.Fino, deputeti i qarkut Fier që përfaqëson Lushnjën. Kryetari i shoqatës "Lushnja", Durim Meta, u shpreh: "Shpresojmë të jetë një ogur i mirë për ndryshimet që priten prej vitesh te Lushnja. Ky qytet është me gjysmën e stadiumit jashtë standardit. Dëgjuam për një fushë stërvitore, për privatizim të klubit dhe për mundësinë e një stadiumi të kohës, që Lushnja nga pozicioni gjeografik e meriton një impiant bashkëkoho­r. Lushnja stërvitet pas portave dhe është akoma nën administri­min e Bashkisë. Përsëri 400 milionë lekë nga xhepat e qytetarëve për futbollin, të atyre qytetarëve që e kanë braktisur stadiumin. Fusha të degraduara me baltë e me pluhur. Idetë e z.Fino mbështeten nga të gjithë qytetarët lushnjarë", deklaroi kryetari i shoqatës "Lushnja", Durim Meta. Tashmë, zyrtarisht dy kandidatë janë në garë për kreun e ri të Federatës. Armand Duka është në kërkim të një mandati të 5-të, ndërsa do të ketë përballë deputetin e Partisë Socialiste, Bashkim Fino. Asambleja Zgjedhore do të mbahet më datë 7 shkurt në Durrës. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania