Panorama Sport (Albania)

'# / 0 1 % # # ) #

-

Trajneri Sulejman Starova e nisi dje miqësoren me një formacion disi të sajuar, pasi skuadra ende nuk është e plotë. Prioritet në ditët e mbetura të merkatos mbetet forcimi i mbrojtjes dhe sulmit. Gjithsesi, Starova ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e djeshme ndaj një kundërshta­ri të Superligës turke, ku me pak kujdes mund të evitonin golin në fund, ose mund të kishin shfrytëzua­r më parë rastin "e artë" që pati Trashi. Në prononcimi­n që dha pas miqësores së humbur 1-0 ndaj Kasimpasha­së për faqen e klubit, trajneri Starova tregon gjendjen e ekipit, si dhe bën analizën e ndeshjes. "Ishte ndeshja jonë e parë pas 4 ditësh përgatitje në Antalia, përfshirë edhe një seancë paraditen e sotme (dje). U përballëm ndaj një kundërshta­ri që ka një nivel të lartë, është në fund të përgatitje­ve dhe këtë javë rinis kampionati­n. Duke u nisur nga këto rrethana, do të thosha që jemi të kënaqur nga paraqitja e ekipit, verifikuam shumë mirë veprimet mbrojtëse të skuadrës dhe shfrytëzua­m sulmin e shpejtë. Sigurisht që vuajtëm në zotërimin e topit sepse kundërshta­ri, e përsëris, është pjesë e Superligës turke, një kampionat i fortë dhe ka mundësitë dhe kualitetet të zotëronte topin më tepër. Nga ana tjetër, ne jemi mbrojtur mjaft mirë, me disa gabime të vogla në momente të ndryshme, por në pjesën më të mirë skuadra ka shfaqur shpirt të lartë gare në aspektin defensiv, si dhe në pjesën ofensive. Në pjesën e dytë kemi pasur disa mundësi të mira shënimi, dy herë me Bardhin, Prognin, dhe për të përmendur rastin mjaft të pastër të Trashit, i cili gaboi me portën bosh. Kemi qenë më efikas se kundërshta­ri në faullet e lira dhe goditjet nga këndi. U ndëshkuam në momentin kur loja ishte drejt përfundimi­t. Pavarësish­t se ishte një ndeshje miqësore, do ishte më mirë për skuadrën sikur të merrnim një rezultat pozitiv", u shpreh "Bobi" për faqen e klubit. Ndërsa i pyetur për lojtarët e rinj dhe ata që janë në provë, të cilët nuk u aktivizuan dje, Starova u shpreh: "Lojtarët e afruar së fundmi duan akoma kohë për të marrë minuta loje, dhe aktivizimi i tyre mund të jetë në miqësoren e ardhshme".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania