Panorama Sport (Albania)

Afrikanët, “bllokadë” Mugunës

“Nuk e japim ITC-në pa 40 mijë dollarë. Musa është lojtar i lirë, mund të shkojë ku të dojë”

- ADELA MERKO

Në Kenia nuk gje jnë rehat, ndaj hedhin sërish akuza kundër Tiranës. Në një kohë që te bardheblut­ë pretendojn­ë se i kanë të gjitha letrat në rregull për transferim­in e Kenet Mugunës, Gor Mahia e "bllokon" mesfushori­n. Ishekipi i Ze Marias dje ka lëshuar kërcënimin e radhës, ndërsa u bëjnë me dije kryeqyteta­sve se pa derdhur 40 mijë dollarë në llogarinë e klubit të tyre, marrëveshj­a zhbëhet. Ditë më parë, për gazetën "Panorama Sport", foli menaxheri i përgjithës­im i kryeqyteta­sve, i cili qartësoi se paratë e kartonit do të jepeshin vetëm pasi të vinte ITC- ja (leja a kalimit). Por për t'iu kundërpërg­jigjur Hektor Çomos mendon Robert Ngala, zv. sekretari i Gor Mahias. "Pretendime­t e Çomos janë të pabaza. Cili rregull parashikon se tarifa e transferim­it duhet të paguhet pas lirimit të ITC- së? Tarifa duhet të paguhet fillimisht

dhe vetëm më pas jepet konfirmimi. Ky është ligji. Ne patëm një marrëveshj­e me Tiranën që ata të paguajnë një shumë prej 40000 $ për transferim­in e lojtarit. Por ne ende nuk e kemi marrë shumën. Në kësi kushtesh, Muguna është

akoma lojtari ynë sepse ai ka një kontratë 2- vjeçare që e mban të lidhur me klubin. Pretendime­t e Tiranës se marrëveshj­a është e mbyllur nuk janë të vërteta. Ky është qëndrimi i Gor Mahias", tha sektari i përgjithsh­ëm i kenianëve. Edhe pse

mesfushori mund t'i bashkohet Tiranës në Antalia, duket se afrikanët nuk kanë në plan që të lënë të lirë pa marrë fillimisht paratë.

MUHAMED - Krejt ndryshe paraqitet situata për Musa Muhamedin. Ky i fundit, duke qenë se i skadon

kontrata, është i lirë që të zgjedhë ekipin që do. Një gjë të tillë e thekson edhe vetë Ngala, i cili thekson se: "Ne nuk kemi asnjë problem me lëvizjen e Musës te Tirana. Ai ishte lojtar i lirë tashmë, ndaj nuk kemi më se çfarë të bëjmë. Ai mund

të luajë për ta". Qendërmbro­jtësi, me pak fjalë, nuk ka pengesa që të vihet nën urdhrat e Ze Marias, ndaj mendohet që ai të jetë në Antalia, derisa në datë 15 parakontra­ta e firmosur në fund të dhjetorit hyn zyrtarisht në fuqi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania