Panorama Sport (Albania)

Konte del hapur: Mund të largohem, por nuk do të qaj

Italiani futet në garë për Sançezin: E doja që te Juvja

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Çelsi do të presë Leiçes terin në "Stamford Bridge", por për herë të parë Antonio Konte ka vendosur që të flasë hapur për të ardhmen e tij dhe vë në dyshim qëndrimin te blutë e Londrës edhe për sezonin e ardhshëm. "Alegri apo Luis Enrike në vendin tim? Gjithçka është e mundur, madje kam dëgjuar edhe për emra të tjerë... (përfliten edhe Simeone i Atletikos dhe Sarri i Napolit). Ajo që unë di, është se kam edhe një tjetër vit kontratë me Çelsin, por fatkeqësis­ht futbolli i sotëm ky është. Ne trajnerët bëjmë një punë të vështirë sepse në të mirë apo në të keq gjithçka mund të ndryshojë brenda një kohe të shkurtër. Akoma më shumë kur drejton një skuadër të madhe si Çelsi... Fatkeqësis­ht, edhe në Premier Ligë është shtuar kultura e të shkarkuari­t shpejt të trajnerëve, diçka që nuk ekzistonte më parë. Gjithsesi, edhe sikur të largohem, nuk do të qaj sepse vjet fitova kampionati­n dhe arrita në finalen e 'FA Cup', prandaj mendoj se kam aq eksperienc­ë mbi shpatulla, për ta përballuar edhe diçka të tillë. Pastaj, fakti se që pas ndeshjes së parë të këtij sezoni kundër Bërnlejt u përfol shkarkimi im, nuk është se kjo gjë më ka kushtëzuar deri tani. Personalis­ht jam i qetë dhe mendoj vetëm për ndeshjen e radhës me Leiçesteri­n, e cila duhet fituar me çdo kusht. Unë di të them se kur pranova që të firmosja me Çelsin, e bëra të qartë se së bashku me lojtarët dhe me drejtuesit do të nisnim një punë të rëndësishm­e. Po për t'u përmirësua­r

dhe për të fituar me vazhdimësi, nevojitet kohë, diçka që në futbollin e sotëm mungon". Në fund, në lidhje me merkaton, Antonio Konte futet në mënyrë indirekte në garë për Aleksis Sançezin e Arsenalit: "Ai është një lojtar i madh dhe unë ia kam shprehur personalis­ht Sançezit mendimet e mia për të. Përpara se të transferoh­ej te Barcelona fola me të dhe e ftova te Juventusi, por ai zgjodhi të luante në Spanjë. Nëse Siti e do, atyre nuk u mungojnë paratë për ta blerë. Fati i tyre është se Sançez është në skadencë kontrate, përndryshe do të vlente 80-90 milionë euro".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania