Panorama Sport (Albania)

Afrikanët, “luftë” Tiranës për lojtarët

& ot mi $ ësorja e dytë me 8 alatiaspor­in, trajneri i gjirokastr­itë ( e mban me këmbë në tokë skuadrën

-

Nga gjashtë janari, skuadra e Luftëtarit po vijon përgatitje­t me dy seanca stërvitore në Antalia. Me synimin për të arritur misionin e qëndrimit në Superiore, stafi teknik po punon maksimalis­ht për të qenë sa më në formë. Trajneri i bluzinjve, Hasan Lika, një ditë përpara testit të dytë të bluzinjve kundër Malatiaspo­rin, u shpreh se të gjithë lojtarët do të kenë shansin dhe mundësinë për të treguar vlerat e tyre në këto momente dhe për të dhënë garanci për të ardhmen. "Do të luajmë ndeshjen e dytë miqësore dhe do të kërkojmë patjetër perfeksion­imin e skuadrës në të gjitha aspektet. Stafi teknik dhe unë mbetemi të vendosur për t'u dhënë kohën dhe minutazhin e duhur të gjithë lojtarëve, të cilët duhet të tregojnë potenciali­n e tyre. Kushtet në të cilat po punojmë janë fantastike dhe besoj se askush nuk do të fliste ndryshe", tha fillimisht Lika. Trajneri i bluzinjve, pavarësish­t elozheve dhe fjalëve pozitive në këto momente, u kujton të gjithëve se ekipi është sërish në zonën e ftohtë dhe se duhet të luftojë për të arritur objektivat. "Gjërat pozitive që bëmë në fund të kampionati­t dhe përgatitje­t aktuale nuk do të thotë se jemi super. Ne jemi sërish pjesë e zonës së ftohtë. Unë, si trajner i parë dhe ndihmësit e mi do të gabonim nëse do të ngopeshim me lugën bosh. Bëhet fjalë për qëndrimin në Superiore dhe ky objektiv është i vështirë për t'u arritur", u shpreh për "Panorama Sport" trajneri i Luftëtarit.

9!='6$ - Ditën e sotme, në orën 15:00, skuadra e Luftëtarit do të zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore përballë ekipit të Superligës turke Malatiaspo­r. Në sfidën e parë, ekipi shqiptar humbi 2-1 ndaj Trabzonspo­rit, por pavarësish­t rezultatit dha sinjale pozitive dhe zhvilloi një lojë të kënaqshme. " '

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania