Panorama Sport (Albania)

Vata: Zgjedhjet do jenë luftë shitblerje­sh

Bashkitë jo besnike, tradhti ndaj urdhrit të shefit të madh

- OLSI TUJANI

Zgjedhjet për kreun e institucio­nit të futbollit mund të karakteriz­ohen nga fenomene që, deri më sot, kryesisht janë vënë re në zgjedhjet politike. Në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", ish-kandidati për kreun e FSHF- së në zgjedhjet e 2010-ës bën me dije se do...

Zgjedhjet për kreun e institucio­nit të futbollit mund të karakteriz­ohen nga fenomene që, deri më sot, kryesisht janë vënë re në zgjedhjet politike. Në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", ish- kandidati për kreun e FSHF-së në zgjedhjet e 2010-ës bën me dije se do të jetë një garë e ashpër e financave dhe blerjes së votave. Rudi Vata tregon edhe nga eksperienc­a se do të ketë përfaqësue­s të bashkive që do të tradhtojnë urdhrin e "shefit të madh". Sa u përket kandidatur­ave, ai shpreh respektin dhe dëshirën personale për fitoren e Finos, ndërkohë që uron presidenti­n aktual që të tërhiqet dhe të mbyllë karrierën e tij në futboll.

Armand Duka dhe Bashkim Fino kanë zyrtarizua­r kandidatur­ën për zgjedhjet në FSHF. Cili është komenti juaj?

Unë nuk e kam menduar që Armand Duka do të kandidojë. Kam menduar që ai do ta mbyllë karrierën e tij me FSHF-në. Kam menduar gjithmonë që, edhe për të mirën e futbollit, edhe për të mirën e vetë presidenti­t Duka, do të ishte që ai të largohej dhe t'i hapej rrugë një njeriu të ri, me ide të reja, me vizion të ri dhe me platformë ndryshe, me objektiva të qarta dhe me qëllime të vërteta në futboll. Sepse për hir të së vërtetës, futbolli shqiptar ka pasur shumë probleme dhe vazhdon të ketë. Para trekatër ditëve, një mik i imi më pyeti: "Pse nuk konkurron?" Dhe përgjigjja ime ishte: "Nga eksperienc­a që kam kaluar, kam mësuar aq shumë, saqë ndoshta njeriut i duhen shumë vite për ta mësuar të njëjtën që unë mësova në ato tre-katër javë që kalova në Shqipëri. Që nga ai moment që unë kam qenë pjesë e kandidimit, normalisht kam kuptuar që në Shqipëri nuk ka njerëz që e duan me të vërtetë sportin dhe futbollin në veçanti. Çdo gjë është e lidhur me interesat personale. Duke qenë të lidhur me këto, është i mbledhur mjerimi dhe vuajtja si ato punët e Migjenit. Aq i trishtuar, aq i mjeruar dhe aq i varfër është futbolli shqiptar në këto momente që flasim.

Do të ketë një kandidat përballë, një deputet dhe funksionar të lartë të Partisë

Socialiste...

Sa i përket Bashkimit, është një person i lirë. Do të më vinte shumë herë më mirë nëse do të vinte një figurë me integritet dhe i nderuar e respektuar në futbollin shqiptar, pasi të kishte bërë edhe karrierë larg Shqipërisë. Është shumë e rëndësishm­e që të jetë një njeri që ka fituar eksperienc­ë dhe ka krijuar një emër të mirë, si dhe ka kuptuar se si funksionon futbolli i vërtetë profesioni­st në të gjitha mënyrat. Fatkeqësis­ht, nuk ka dalë një figurë e tillë. Ama, Bashkimi ka të gjithë të drejtën e Zotit për të konkurruar si njeri i lirë, siç është edhe Armand Duka.

Duka ka thënë se politika rrezikon shumë imazhin e FSHF-së në sytë e UEFA-s dhe FIFA-s, duke iu referuar faktit se përballë do të ketë një kundërshta­r që nuk ka hequr dorë nga

mandati...

Duka sigurisht që do të përdorë të gjithë gurët e tij për të qëndruar në atë pozicion ku është. Normalisht, po të shikosh edhe ardhjen e Dukës në FSHF, nuk është se ka ardhur nga futbolli, propozuar nga njerëzit e vërtetë të futbollit apo që ka kontribuua­r në futboll. Duka ka ardhur nëpërmjet politikës. Është vendosur në krye të futbollit nëpërmjet politikës. Dhe ka qëndruar në futboll prej politikës. Këndej ku jetoj unë, ka një shprehje e përdorur nga Jezu Krishti, të cilën po mundohem ta perifrazoj në shqip: "Lufton me shpatë, je pranë saj dhe normalisht edhe jetën do ta përfundosh nëpërmjet shpatës. Ose thënë ndryshe, metoda që ti përdor për të mbërritur në pikën ku ndodhesh aktualisht, automatiki­sht ato metoda do t'i përdorë dikush tjetër

për të marrë atë vend që ke aktualisht. Tamam -tamam, nuk i ka takuar as Dukës për të qenë aty ku është për 16 vite. Ka mbërritur aty vetëm nëpërmjet politikës. Është mbajtur prej saj. Gjithashtu unë kam eksperienc­ën time reale dhe jam 100Q i sigurt që ishte politika në momentin që unë kandidova që e mbajti në pushtet. Politika edhe klanet. Personalis­ht nuk mendoj se në Shqipëri ka një njeri të suksesshëm që është bërë i tillë nëpërmjet vlerave absolute. Njerëzit janë bërë të suksesshëm në Shqipëri vetëm nëpërmjet politikës. Kështu që, nuk ka pse Duka të ankohet sepse politika ka qenë pjesë e tij dhe vazhdon të jetë. Dhe për çdo gjë e ka mbështetur politika, edhe arritjet që ai bën.

Në këtë garë, ku shumica e votuesve janë kryetarë bashkish, sa do të ketë ndikim në votim?

Shqiptarët, e them nga eksperienc­a, nuk janë besnikë. Do të ketë një përqindje të madhe që do t'i nënshtrohe­t urdhrit të shefit të madh. Unë bazohem te faktet personale dhe në futboll kam të drejtën për të dhënë mendim, i cili nuk është vendim. Shumë njerëzve që u prish interesat kjo gjë, mund të më kenë inat, mund të më shajnë dhe mund të më urrejnë. Ato le të bëjnë gjithçka nga këto, pasi unë sërish pozicionin tim e kam komod, të fortë sepse nuk jam pjesë e zgjedhjeve. Unë nuk jam bërë kurrë pjesë e tradhtive, nuk jam bërë pjesë e klaneve, por i kam shërbyer futbollit prej ditës së parë deri në ditën e fundit. Këta kryetarë bashkish që janë, kanë një shef sipër tyre që do të japë urdhër për të vendosur. Megjithatë, një përqindje nuk do t'i nënshtrohe­t urdhrit, pasi do të ketë prej tyre që do të kenë votën në dorë,

do të përdorin situatat e krijuara për të fituar edhe ndonjë lek. Mendoj se dikush ka për ta shitur votën dhe dikush ka për t'iu bindur urdhrit të shefit. Jo gjithmonë urdhri i shefit është i drejtë. Ndoshta është i tillë vetëm kur është me të drejtën e Zotit.

Në eksperienc­ën tuaj personale çfarë ka ndodhur?

Duke i njohur shqiptarët dhe kontaktet që unë kam pasur, pasi kam takuar të tillë që më kanë premtuar votën, madje duke vendosur dorën në zjarr dhe kanë bërë betimin në kokën e kalamanit që: "Vota ime, do të jetë vota jote". Në fund ulën kokën, u futën si iriqë për t'u fshehur dhe nuk ditën si të ballafaqoh­en si burra dhe si meshkuj normalë. Sigurisht që ka për të qenë një luftë e ashpër monetare sepse ju e dini që në Shqipëri asgjë nuk

është e ndërtuar mbi baza të shëndosha profesiona­le dhe morale. Kështu që do të jetë luftë blerjesh, luftë shitjesh dhe ka për të pasur tradhti e pabesi.

Komiteti vendosi që zgjedhjet të bëheshin që më 7 shkurt. Pse mendoni se u bë kaq nxitimthi, edhe pse ishte brenda statutit...?

E ka domethënie­n brenda. Nuk mendoj se ka nevojë që të jesh ndonjë shkrimtar për të shpjeguar pse ndodhi kjo gjë. Është e thjeshtë llogaria. Armando Duka dhe federata kanë menduar që mundësisht t'i gjejnë të papërgatit­ur kundërshta­rët që do të kandidojnë dhe normalisht të mos u japin atyre kohën e mjaftueshm­e në dispozicio­n. Unë jam i sigurt që edhe Bashkim Fino ka qenë një hap përpara dhe ka qenë i përgatitur për këtë gjë që mund të ndodhë. Në fund të fundit, Fino është një intelektua­l

dhe për aq sa e njoh, një qytetar i mirë. Një njeri që ka ditur të ruajë balancat, të ruajë paqen në situata shumë të vështira që ka provuar Shqipëria. Jam i sigurt që edhe ai ka bërë parapërgat­itjet e duhura për t'i dalë përpara kësaj situate. Gjithsesi, mendoj se ka mundësi, në bazë të llogarive të mija, që Duka edhe mund të tërhiqet. Nuk besoj se, nëse Duka e sheh që mund të humbasë, të vazhdojë që të mbetet në garë. Në fund, shikoj shumë episode dhe gjëra që mund të ndodhin në Shqipëri. Kam lexuar diku atë që thotë Duka dhe jam i sigurt që e kanë këshilluar vetëm interesaxh­i që i kanë qëndruar afër jo për t'i shërbyer se është ndonjë burrë i mirë, por për të përfituar ndonjë copë kockë të vogël. I kanë shërbyer Dukës dhe luftojnë me të gjitha mënyrat për të ruajtur pozicionet që

kanë, jo për të ruajtur pozicionin e tij. Normalisht, Duka do të kishte qenë shumë komod që të largohej nga futbolli dhe të shijonte pleqërinë në qetësi. Gjithsesi, e ka marrë këtë vendim, por unë i uroj ta mendojë edhe një herë për hir të interesit të vet dhe për hir të qetësisë e paqes në shpirtin e tij, që të largohet nga futbolli dhe ta marrë në dorë dikush tjetër që ka për ta çuar nga stacioni ku po e lë ai, në një stacion tjetër. Ndryshimi është i domosdoshë­m. Duka, si biznesmen që është, në biznesin e futbollit nuk ka arritur kurrë të zgjedhë njerëz me vlerë dhe integritet. Ka bërë gabime që kanë lënë pasoja jo të mira në rininë shqiptare.

I besoni zërat se ky vendim është marrë për shkak se UEFA mund të dënojë rëndë një klub shqiptar në muajin mars...

UEFA e ka dhënë verdiktin e vet për një klub shqiptar. Nga eksperienc­a flas dhe them që futbolli shqiptar është i korruptuar. Shumë e quajnë futboll profesiona­lisht, por mënyrën si unë e kuptoj një klub nga ana profesiona­le, nuk shoh ndonjë klub shqiptar që të funksionoj­ë si klub profesioni­st. Sigurisht që aty fitohen para, sigurisht që aty ka futbollist­ë që stërviten. Mirëpo, mënyra e funksionim­it të klubeve nuk shoh se ka pasqyrën e një klubi profesioni­st.

Ke pritur që në këtë garë të kishte kandidatë të tjerë potencialë?

Edhe po të ishte Igli Tare kandidat potencial kundër Dukës, të jap garanci të plotë që nëse ai nuk do të merrte OK- in e qeverisë dhe politikës, e garantuar që nuk do të fitonte. Ndonëse ka bërë shumë gjëra të mira dhe po bën shumë gjëra të mira, në

Shqipëri do të dështonte. Si emër, si njeri i futbollit, me kontributi­n që ka dhënë dhe me eksperienc­ën që ka, do të dilte njeri pa vlera në Shqipëri. Unë nuk di se kush tjetër mund ta merrte përsipër ose mund të kishte forcën e karakterit dhe forcën e besimit të dilte. Në Shqipëri, po nuk je i fortë psikologji­kisht, fizikisht dhe ekonomikis­ht dhe me mbështetje politike, e ke të kotë të harxhosh kohën. Mua më vjen keq vetëm për kohën dhe energjinë që kam harxhuar, por më vjen shumë mirë se e kam kuptuar që në Shqipëri ishte një kasaphanë e paparë.

Sipas jush, çfarë do të ndodhë më 7 shkurt? Do të kemi sërish votëbesim të Dukës apo një humbje të tij?

Unë nuk jam fallxhor që të di se çfarë mund të ndodhë (qeshW) Edhe ato, në bazë të parashikim­eve, 70Q e japin

me shpresën që do të realizohen.

Por në bazë të leximit të situatave, të cilat edhe i parashtrua­t deri më tani, mund të keni një opinion

E ndoqa me vëmendje Bashkim Finon te Televizion­i Publik. Bashkimin e njoh që në kohën kur kam luajtur me Shpresat. Në Kombëtare kam pasur një shok shumë të mirë nga Gjirokastr­a, Arjan Xhumba. Për Bashkimin kam simpati sepse e njoh pak dhe e di që ka qenë gjithmonë merakli i futbollit. Edhe kur luante, pavarësish­t se kishte pak peshë, nuk ishte bullafiq, por gjithmonë kishte një lloj elegance. Kam simpati dhe shpresoj që t'i buzëqeshë fitorja. Duka të mos mërzitet sepse ka edhe një fund. Gjithsekus­h ka për të bërë një rrugë. Ndoshta Duka i ka përfunduar kilometrat e tij dhe faleminder­it për atë që ka bërë.

 ??  ??
 ??  ?? Sokol Kushta, Rudi Vata dhe Bardhyl Jera, gjatë ndeshjes miqësore të futbollit ndërmjet veteranëve të Shqipërisë dhe Gjermanisë, e luajtur në stadiumin ''Elbasan Arena''.
Sokol Kushta, Rudi Vata dhe Bardhyl Jera, gjatë ndeshjes miqësore të futbollit ndërmjet veteranëve të Shqipërisë dhe Gjermanisë, e luajtur në stadiumin ''Elbasan Arena''.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania