Panorama Sport (Albania)

Abazaj nuk mjafton, humbet Luftëtari

Gjirokastr­itët pësuan 3 gola në 24 minutat e para, Lika: Shpërdorua­m shumë

-

Luftëtari është mundur edhe në takimin e dytë miqësor të luajtur në tokën turke, këtë herë kundër klubit Yeni Malatiaspo­r, që pozicionoh­et në vendin e 10të të Superligës vendëse. Në ndryshim nga ndeshja kundër Trabzonspo­rit, trajneri Hasan Lika kishte hedhur në fushë një formacion me dy risi. Nga minuta e parë luanin serbi Jakovljevi­ç në krahun e djathtë të mbrojtjes, si dhe braziliani Xhekson Ferreira në të majtë. Pjesa tjetër e skuadrës ishte e njëjtë. Pas 10 minutave të para të ekuilibrua­ra, më pas turqit kanë dominuar. Fillimisht shënuan me Bujuk me kokë pas një goditjeje nga këndi. Turqit dyfishuan shifrat me

Boutaib vetëm katër minuta më pas. Bluzinjtë u shokuan nga ky disavantaz­h i shpejtë, por Malatiaspo­r arriti të shënonte edhe golin e tretë pa kaluar ende 24 minuta lojë. Luftëtari arriti që të ndryshonte totalisht lojën në vijim, por, edhe pse dominoi ndaj kundërshta­rit, nuk shënoi më tepër

se një gol, me protagonis­t Kristal Abazaj në pjesën e dytë. Rastet për gjirokastr­itët kanë qenë të shumta, por sulmuesit kanë shpërdorua­r. Përtej humbjes, trajneri Hasan Lika, i kontaktuar dje nga "Panorama Sport", u shpreh për lojën. "Morëm tre gola të shpejtë, edhe pse luajtëm shumë bukur. Shpërdorua­m raste, por nuk u dorëzuam lehtë. Shënuam me anë të Abazajt dhe mund të shkurtonim sërish diferencën. Mbetem i kënaqur nga impenjimi, por jo nga rezultati që rezervoi takimi. Gjithsesi, për një pjesë të lojtarëve kam rezervat e mia, pasi duhet të jenë më impenjativ", deklaroi Lika. Ndërkohë, sulmuesi Vasil Shkurtaj nuk u aktivizua, për shkak të një problemi fizik. Lika futi si zëvendësue­s vetëm Mingën, Zeqjan, Rrapon dhe të riun Ziaj. Ndeshjen e ndoqën edhe presidenti Tavo e zv.presidenti Artur Dadaj që janë pranë skuadrës në Antalia. Tomor Shehu

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania