Panorama Sport (Albania)

Talenti i Bebetos, akuza Partizanit: Nuk më paguan

Starova: Larguam të panevojshm­it, do të bëjmë edhe tre goditje

- ILIR CARA

Braziliani Uarlej Alvesh erdhi me bujë te Partizani në merkaton e verës, pasi ishte një rekomandim i legjendës së futbollit brazilian, Bebeto, për klubin e kuq. Por 24-vjeçari rreshtohet te lista e dështimeve të merkatos dhe pas përfundimi­t të pjesës së parë të sezonit, klubi i tregoi derën braziliani­t. Në një rrëfim për "Panorama Sport", Uarlej pohon se Partizani prishi kontratën pa dëshirën e tij, por ai e thellon më shumë problemin duke akuzuar të kuqtë për mosshlyerj­e detyrimesh. Mesfushori pohoi se ka tre rroga pa marrë, për të cilat, sipas lojtarit, klubi i ka vënë kusht që të firmosë prishjen e kontratës që të shlyhet. Ndonëse Uarlej nuk e tregon rrogën, më 7 shtator, kur u prezantua te Partizani, u tha se ai përfiton 2 mijë dollarë në muaj. Braziliani sqaroi se do ta kërkojë të drejtën deri në fund duke zbatuar kontratën 3-vjeçare dhe çështjen ia ka kaluar avokatit të tij.

Uarlej, Partizani po përgatitet në Turqi, por ju nuk jeni prezent. A mund ta dimë të ardhmen tuaj dhe a do të jeni më pjesë e të kuqve?

E di, por unë nuk jam më pjesë e Partizanit.

Pse nuk jeni më pjesë e skuadrës?

Klubi nuk më do më dhe kërkon prishjen e kontratës. Ata duan që të më paguajnë vetëm tre muajt e fundit, por unë kam firmosur kontratë

trevjeçare. U kërkova që të bisedojmë rreth kushteve të marrëveshj­es, por ata kërkojnë të më paguajnë vetëm për tre muaj dhe jo më.

A ekziston mundësia që ju këtë çështje ta dërgoni në FIFA për të kërkuar të drejtën që pretendon?

Partizani e ka bërë fakt të kryer prishjen e njëanshme të kontratës dhe nuk pranuan që të bisedojnë dhe të gjejmë një rrugë mirëkuptim­i. Ndaj, unë kam folur me avokatin tim për këtë çështje dhe është ai që do të merret me problemin. Të drejtën time do ta kërkoj deri

në fund duke ndjekur të gjitha rrugët ligjore.

Pra, do të kërkoni që Partizani t'ju japë rrogën që përkon me kontratën e plotë trevjeçare apo diçka më pak?

E thashë, do të kërkoj të drejtën time, aq më tepër që nuk jam paguar për tre muajt e fundit. Jam kthyer në Brazil pa marrë asgjë nga Partizani.

Shqetësimi­n tuaj kujt ia keni paraqitur në klub ose me kë keni kontakte te Partizani dhe çfarë ju kanë thënë për pagat e padhëna?

Te Partizani kam kontakte vetëm me Ildin ( Amarildo Dajlani, menaxheri i skuadrës). Por që të marr këto paga, ata më kanë vënë si kusht firmosjen e ndërprerje­s së kontratës. Çështjen unë ia kam deleguar përfaqësue­sit tim ligjor dhe do të jetë ai që do të merret me zgjidhjen e saj.

A mund ta dimë se sa ka qenë rroga juaj mujore te Partizani?

Nuk dua të flas me shifra, pasi me këtë problem po merret avokati im. Por, mund të them se kam qenë ndër më pak të paguarit te Partizani.

Erdhe me bujë në Shqipëri si rekomandim i legjendës braziliane, Bebeto, por nuk luajtët në asnjë ndeshje në kampionat. Sipas jush, pse nuk ju besoi stafi teknik?

Është e vërtetë që erdha me rekomandim­in e Bebetos, por nuk di të them se cilat ishin arsyet pse nuk luajta. Personalis­ht, gjithnjë jam stërvitur mirë dhe jam mundur që të përmirësoh­em në çdo seancë stërvitore.

Thatë që nuk ktheheni te Partizani, cili do të jetë destinacio­ni i ri për Uarlej Alvesh?

Fillimisht më duhet të zgjidh problemin që kam me Partizanin. Nuk mund të nënshkruaj për klub tjetër, gjersa ende nuk kam zgjidhur çështjen e kontratës që më lidh me Partizanin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania