Panorama Sport (Albania)

Juventusi synon Ozilin, ja pse mund të bëhet

Ja 3 arsye "pro" dhe 3 "kundër" të transferim­it verën e ardhshme në Torino

- Përgatiti: LEDIO NASE

Lajmet që vijnë nga Anglia flasin për një "goditje" të madhe në merkato nga Juventusi: Mesut Ozil, fantazisti me vitlindje 1988 i Arsenalit dhe i përfaqësue­ses gjermane, dëshiron të largohet nga Londra për t'u transferua­r në Torino, duke nisur një aventurë të re në Serinë A. Por, a paraqet kjo vetëm aspekte pozitive? A do ishte vërtet Ozil blerja perfekte për një Juventus që kërkon të jetë përherë e më konkurrues në optikën "Champions"? Ja 3 "pro" dhe 3 "kundër".

PRO - CILËSITË TEKNIKE - Ozil, e kotë të nënvizohet, është një prej pak fantazistë­ve në qarkullim i mirënjohur në panoramën europiane. Ish-mesfushori i Realit të Madridit zotëron cilësi teknike të padiskutue­shme, që e lejojnë, çdo vit, të jetë vendimtar në zonën-gol (80 të realizuar në karrierë me skuadrat e klubeve), por mbi të gjitha të shërbejë asiste të panumërt për shokët e skuadrës. Nga kjo pikëpamje, Ozil nuk vihet në diskutim, duke parë se, në rolin e tij, është me shumë mundësi një prej 5 më të mirëve në botë.

KOSTO "ZERO" - Afrimi i Ozilit në Torino qershorin e ardhshëm do të ishte vërtet një "goditje" për Juven edhe nga pikëpamja ekonomike, së paku për koston e kartonit: gjermanit, në fakt, po i skadon kontrata me Arsenalin dhe do ishte një

transferim i bujshëm me kosto zero, me "impakt" ndoshta më të madh se Pogba, Pirlo e Khedira.

EKSPERIENC­A NDËRKOMBËT­ARE

- Ozil numëron për momentin 91 paraqitje në kompeticio­net europiane dhe plot 88 (me 22 gola të shënuar) me përfaqësue­sen e tij. Fantazisti, ndër të tjera, ka fituar Botërorin e vitit 2014 dhe do ishte, pra, një sinjal i qartë për skuadrat kundërshta­re: Juve ka si qëllim të shtojë cilësi dhe eksperienc­ë në një skuadër që, e kotë të fshihet, synon fitoren e Champions-it. KUNDËR - VENDOSJA

TAKTIKE - Ozil është një fantazist "puro", ose e shumta mund të angazhohet si sulmues në të dy krahët. Lojtari i Arsenalit duket i përkryer për modulin 4-2-3-1, ose për 4-3-21, të cilët Alegri adopton rregullish­t. Por njëkohësis­ht ato role kanë bollëk lojtarësh dhe një lojtar i kalibrit të Ozilit nuk do e pranonte me siguri stolin. Teknikut bardhezi do t'i takonte të gjente një zgjidhje shumë të vështirë për të menaxhuar kaq shumë kampionë, brenda dhe jashtë fushës.

KARAKTERI - Si shumë futbollist­ë të tjerë elitarë, edhe gjermani përfaqëson një karakter të

vështirë për t'u menaxhuar. Në Torino, megjithatë, do ketë shoqërinë e Khedirës, Hovedesit dhe (kjo mbetet vetëm për t'u zyrtarizua­r) Emre Xhanit.

PAGA - Momentalis­ht, Ozil përfiton 10 milionë euro në sezon tek Arsenali: shifra do e bënte lojtarin më të paguar te bardhezinj­të, dhe Dibala apo Higuain nuk do qëndronin me siguri duke parë. Bëhet fjalë, pra, padyshim, për një kampion. Nëse Juvja do ishte në gjendje të zgjidhte këto probleme, Ozil do ishte vërtet një nga goditjet më të rëndësishm­e të viteve të fundit nga "Zonja e Vjetër".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania