Panorama Sport (Albania)

Shkëndija, “kombinati i talenteve” që solli modën holandeze

- Nga UVIL ZAJMI

Askush nuk e kishte menduar se ajo ditë e ftohtë janari, gjysmëshek­ulli më parë, do të shënonte fillimin e një cikli epokal të një futbolli ndryshe në Shqipëri, me mentalitet e stil të ri loje, tejet modern, atletikofi­zik e argëtues të ngjashëm me futbollin total holandez të kohës. Cilët ishin 21 nxënësit e parë që krijuan Shkëndijën, skuadra surprizë që u shfaq aq befasishëm kur një formacion shkolle sfidonte pa bujë ato të traditës me rezultate tronditëse? Si e kujtojnë sot disa nga protagonis­tët e kohës ditën e parë, ndeshjet e famshme, dashuritë, si u përhap fenomeni shkëndijas në Shqipërinë futbollist­ike pas viteve '70? Kush ishte Zyber Konçi, strategu që themeloi futbollin si filozofi sportive duke e kthyer në programe shkollore? Nga Hoxha, Gjonaj te Sulaj, disa nga të paharruari­t që nuk jetojnë më. Të rrëfesh për Shkëndijën nuk mjaftojnë dy faqe apo më shumë gazete, ndoshta më shumë se edhe një libër apo film, pasi e tillë ka qenë dhe mbetet historia unike, me futbollist­ë e trajnerë protagonis­të, aktorët kryesorë të saj. Ideja gjeniale e Zyber Konçit

Nisur nga disa iniciativa si krijimi "Dinamoviti i Ri" ( 1958), kontributi i Xhavit Demnerit e mjaft specialist­ëve të moshave në rrethe, që kishin krijuar traditën dhe ishin të angazhuar në seleksioni­min e fëmijëve të talentuar, hapin cilësor, atë historik, me idenë për hapjen e një shkolle të mesme me profil futbollin, do ta realizonte Zyber Konçi. I diplomuar në Pragë për Edukim Fizik me specialite­t futbollin, trajner i Dinamos, kombëtares në fillim të viteve '60, në bashkëpuni­m me Ministrinë e Arsimit, u krijuan kushtet që kjo shkollë të startonte, duke u vendosur pranë IKF-së me drejtor Kiço Karagunin, si dhe stafin pedagogjik të saj. Skuadra do të kishte emrin Shkëndija, si një gjetje simbolizue­se e përfaqësue­se të një brezi plot "shkëndijë", shpresë e entuziazëm që do t'i afrohej e servirej futbollit shqiptar. Me ngjyrë jeshile dhe një stemë në gjoks, kjo ka qenë fanella tradiciona­le e saj në vite.

Fillimi, një njoftim te "Sporti"

Historia e kësaj shkolle nis kur, në "Sporti Popullor" të 19 dhjetorit 1967, në faqen e katërt, nga Drejtoria e IKF "Vojo Kushi" jepet njoftimi në pak rreshta se më 15 janar do hapet Shkolla e Mesme e Mjeshtëris­ë Sportive. Konkursi do të bëhet nga datat 3-10 janar 1968, sipas grafikut të seleksioni­mit të bërë. Gjatë një jave, fusha e futbollit gumëzhinte nga fëmijë, që testoheshi­n nën vëzhgimin specialist­ëve të njohur Z. Konçi, L. Boriçi, S. Dedja, Z. Gjinali, S. Jareci, R. Resmja, S. Peqini, A. Mazreku, I. Bellova, etj., duke përfshirë edhe specialist­ë të IKF-së, si ato të atletikës, lojërave me dorë, gjimnastik­ës, mjeshtrit A. Marko, M Deliadhisi, G. Kavaja, mjeku K.Gaqi etj.

Seleksioni­mi nga klubet dhe Spartakiad­a

"Ka qenë një orientim që klubet të seleksiono­nin fëmijë të talentuar, të datëlindje­s 1951-' 52. Unë, Zëri, Tufa, Gjonaj ishim te Dinamo, kur Skënder Jareci na thotë se ishim zgjedhur nga klubi për të konkurruar në janar për në Shkollën e Mjeshtëris­ë", tregon Mehmet Spahiu, ish-nxënës i asaj shkolle. Ndërsa Astrit Hafizi shprehet: "Në qershorin e '68-ës, zhvillohej Spartakiad­a e Pionierëve, ku Zyber Konçi, Myslym Alla, Anton Mazreku ndiqnin nga afër elementin e ri për shkollë. Kujtoj se ne të përzgjedhu­rit nga ky turne e filluam direkt pa konkurs shkollën, sepse emrat tanë kishin shkuar në qytetin ku jetonim dhe në tetor na njoftuan të shkonim në Tiranë".

Cilët ishin

24 nxënësit e parë

Të gjithë 14-15-vjeçarë: A. Hoxha, Sh. Kurti, P. Gjonaj, L. Tagani, V. Zëri, M. Spahiu, B. Tufa, Xh. Puka (Tiranë); V. Ajazi, A. Bulku, E. Zalla (Durrës); B. Hushi, F. Kosova, A. Arkaxhiu (Kavajë); A. Medja, R. Koxhja (Shkodër); A. Sulaj, L. Curi, L. Malaj (Vlorë); Gj. Ballço (Korçë); M. Gurma (Sarandë). Këta kanë qenë 21 nxënësit e parë, të cilët, të hënën e 15 janarit, u ulën në bankat e të parës shkollë të mesme me profil futbolli në Shqipëri, e cila, ndryshe nga sistemi arsimor që kishte nisur në shtator, do të startonte pesë muaj më vonë. Ndërkohë, në shtator të 1968, do të fillonin shkollën edhe 14 fëmijë të grupit të dytë të datëlindje­s 1953: M. Fagu, A. Hafizi, F. Paçrami, M. Konomi, B. Çela, S. Lubonja, D. Shehu, N. Barbullush­i, I. Stavre, Ll. Lala, Th.Laçi, A. Halili, Dh. Lulo, A. Shapllo. Ndërsa në grupin e tretë, atë të sezonit 1969-'70, do të pranoheshi­n: Luarasi, D. Gëzdari, V. Bifsha, D. Bajaziti, L. Sherko, F. Skëndo, V. Capo, A. Toqi, A. Qipo. Kur Shkëndija luante në Kategorinë e Parë, edhe pse një skuadër shkollë, kishte njëkohësis­ht edhe dy ekipe të tjera konkurrues­e pjesëmarrë­se në aktiviteti­n zyrtar, një në Kategorinë e Dytë dhe një me të rinjtë, si asnjë klub tjetër.

Në garë, dominim pa konkurrent­ë

Pasi ka fituar Kupën e Rinisë duke mundur në finale Dinamon, më 17 maj 1970 ajo shpallet dy herë kampione me të rinjtë, me diferencë 12 pikë nga ekipi i dytë, Lokomotiva, me një golaverazh tronditës (69-7). Ndeshjet i zhvillonte te fusha e shkollës, në terrene jo të përshtatsh­me, rrallë në stadiume. E para, edhe në Kategorinë e Dytë në sezonin 1970-'71, kampion pa rivalë, me një dominim absolut, në vjeshtën e sezonit 1971-' 72, skuadra fiton të drejtën të luajë në Kategorinë e Parë me 14 skuadra. Për të forcuar skuadrën, Konçi afron dy lojtarë të ardhur nga grupi i dytë: Astrit Hafizin e Musa Fagun. Ndihmës ka Shyqyri Rrelin, ndërsa Bahri Ishka drejton ekipin që luan në të Dytën. Futboll spektakola­r, një Holandë e vogël

Skuadër e panjohur, që vinte nga Kategoria e Dytë turne, që reflektont­e pak interes e publicitet, aq më shumë për një skuadër shkolle si Shkëndija, informacio­ni ishte minimal. Por futbolli që tregoi shumë shpejt do të ishte tronditës: spektakola­r, i shpejtë, me individual­itete, lojë kolektive e harmonizua­r, përgatitje e lartë fizike, befasi, qarkullim topi, tipike dhe karakteris­tika të një futbolli që po shpërthent­e në Europë. Të gjithë që vraponin, markonin, topi nuk adresohej pa mendim, me një mentalitet argëtues e fitues, futboll entuziast, me element atletiko-gjimnastik­orë, qëndrueshm­ëri, forcë, shkathtësi, tekniko-taktik, duke sjellë një tjetër filozofi në futbollin kombëtar, me një stil loje modern, të ngjashëm me atë që ofronte Holanda, futboll total i saj bazuar në elementet tekniko-fizikë, futbollist­ë me moshë të re, të talentuar, që drejtohesh­in nga një strateg si Zyber Konçi. Shumë shpejt skuadra fitoi simpatinë e tifozëve dhe, në shumë vite, Shkëndija e Mjeshtëris­ë Sportive u kthye në një kombinat të vërtetë futbolli.

Debutim tronditës për "big"-ët

Debutimi ka qenë i jashtëzako­nshëm, në veçanti ndaj Partizanit, që fitohet 2-1 me dy gola të Sulos e Fagut në prani të mijërave spektatorë kuriozë, duke shkaktuar një tërmet të madh në "Qemal Stafa" për të kuqtë. Por, ndaj 17 Nëntorit skuadra thyhet nga një gol i "liverpulçe­s" tiranase që ndëshkoi shkëndijas­it. Renditja përfundimt­are: Vllaznia kampione me 40 pikë, 17 Nëntori, Dinamo, Partizani, Labinoti, Besa dhe në vendin e gjashtë Shkëndija, ndonëse pa asnjë eksperienc­ë e traditë me 29 pikë (12/ 5/9). Pastaj vendi i tetë në sezonin 1972-'73, në të cilin Dinamo është kampione dhe në atë 1973-' 74, sërish vendi i gjashtë me 27 pikë me Vllazninë, e para me 37 pikë. Këto janë tre konkurrime­t e para historike të Shkëndijës në Kategorinë e Parë. Për t'u kujtuar janë edhe disa nga golat historikë, si ato të Sulajt e Fagut ndaj Partizanit, të Zërit ndaj Vardarit në Shkup, ku ndeshja filloi dhe mbaroi me topin në këmbët e tij, tregolëshi i Sulajt ndaj Dinamos etj. Një skuadër plot talente

Në portë Hoxha, shtatlartë, portier ajri... Për të vijuar me mbrojtësin energjik Kurti, në daljet në sulm në krah, si dhe Çuri nga e majta i zgjuar, i pagabueshë­m. Mbrojtjen e kompletoni­n dy qendrorët Gjonaj dhe Gurma. Një tandem shtatlartë teknik, i fortë në lojën në ajër e tokë, në dyluftime, të shpejtë, që i jepnin siguri këtij reparti duke u alternuar në mbulime, organizim e daljet përpara. Pastaj mesfusha: Ballço, Hafizi, ndonëse me karakteris­tika të ndryshme, ishin në sintoni dhe oksigjen për skuadrën, forcë e fantazi, spektakël: Ballço i palodhur, i kudondodhu­r; Hafizi organizato­r, racional me shikim periferik e pasim të saktë, ndërsa Zëri një ndër talentet më të spikatura që ka parë futbolli për aftësi teknike, ku shquhej si një driblues i jashtëzako­nshëm. Në sulm Bulku, një kursor krahu i shpejtë, ndërsa nga majta Musa Fagu, një tjetër talent, klasik sulmues në atë pozicion. Dhe si qendërsulm­ues Agron Sulaj, një model i lojtarit golashënue­s. Elegant, njohës i mirë i zonës, portës, goditës nga të gjitha pozicionet me të dyja këmbët, i fortë në ajër, përplasje. Një 4-2-4, 4-3-3 që ndryshonte sipas rrethanave që ofronin situatat. E tillë ka qenë loja e Shkëndijës, ritëm, agresivite­t, presion, karakteris­tika që demonstron­te ai grup, titullarë e rezerva.

Derbi, me Shkëndijën bëhen pesë

Shkëndija ka meritën se i dha tjetër rivalitet garës dhe takimeve derbi të Tiranës, e dominuar përjetësis­ht nga treshja Partizan- Dinamo- 17

Nëntori. Gjithashtu, në vitet '70 kemi edhe pjesëmarrj­en në Kategorinë e Elitës të disa skuadrave modeste të periferisë së Tiranës, të cilat, ashtu si u futën, edhe dolën. Ndërsa Shkëndija qëndroi gati një dekadë. Madje, në sezonin e parë, atë 1971-'72 në Kampionati­n e Kategorisë së Parë, janë 5 skuadra të kryeqyteti­t që formojnë derbin e madh: Bashkë me tre historiket, është edhe Shkëndija e Studenti, madje deri kur Shkëndija ka luajtur në këtë nivel, derbi i një qyteti, në këtë rast ai tiranas, ka pasur gjithmonë katër skuadra, nga më të veçantit edhe në Europë.

Të gjithë në kombëtaret e kohës

Nga kapiteni i parë i saj, Vladimir Gjonaj, të gjithë kanë qenë protagonis­të të ekipeve kombëtare, Shpresa, e të moshave. Por, i pari shkëndijas që ka luajtur me ekipin përfaqësue­s ishte Milto Gurma, kur në Bukuresht, më 29 tetor 1972 (EKB), trajneri e aktivizoi në mënyrë surprizë në mesfushë, Rumani-Shqipëri 2-0. Ishte një preferencë e trajnerit Myslym Alla për ta pasur në formacion, pasi e pëlqente mënyrën dhe stilin e tij të lojës. Edhe në Kupën Ballkanike... Shkëndija ka luajtur në Kupën Ballkanike vetëm në një sezon, atë 1972. Në një ditë me shi, terren të rënduar, kur skuadra greke Kavalla vjen në stadium me avion çarter vetëm pak çaste para fillimit të lojës, regjistroh­et debutimi në "Qemal Stafa" i Shkëndijës në këtë turne: 5 maj 1972, ShkëndijaK­avalla 2- 1 ( Fagu, Bulku). Formacioni: Hoxha, Kurti, Gjonaj, Gurma, Hushi, Bulku, Sula, Zëri, Ballço, Hafizi, Fagu. Pastaj dy barazimet 1-1 në Shkup e Tiranë dhe humbja 2- 0 në Etnikos të Kavallës. Renditja: Tri skuadra me katër pikë, por me golaverazh më të mirë në vendin e parë është Vardari, pastaj Kavalla e Shkëndija.

Dashuritë dhe moda e shkëndijas­ve...

Ndonëse të rinj, por shumë shpejt të njohur, kryesisht për banorët, vajzat e zonës përreth shkollës, por edhe gjimnazeve, veçanërish­t të "Qemal Stafa"s, kanë qenë djemtë e preferuar e të admiruar. Nxënëset që dilnin në dritaret e klasave, ndërpritej mësimi kur lojtarët e Shkëndijës kalonin, ose gjatë pushimit të madh e pas shkolle. Dashuritë e shkëndijas­ve me vajzat e Rrugës së Durrësit, por edhe anasjellta­s janë të njohura. Të veshur mirë, djem modern, ata ishin të ftuar në mbrëmjet e të shtunave në gjimnaze, apo në ato vallëzimit te Pallati i Kulturës. Janë fejuar, martuar me bashkëshor­tet që kanë sot, ende pa mbushur 20 vjetët. Djemtë e Shkëndijës ishin protagonis­të edhe në modë, me veshje moderne, pasi duke dalë jashtë shtetit u jepej mundësia që të sillnin diçka më shumë dhe krijuan kështu një "look" ndryshe e që dallonte kur dilnin shëtitje. Një magnetofon, muzikë, flokë të gjatë e barseta, duke imituar futbollist­ët e huaj në ato vite, por edhe kritika nga drejtues të shkollës, mësues dhe gati çdo të hënë në mëngjes në rreshtimin e zakonshëm, me "akuzën" si ndjekës mode, aq sa një pjesë e tyre do të shkonin te berberi për t'u qethur, pastaj të futeshin në mësim...

Si skuadër "jetime"

Shumë e re, pa histori e autoritet, pak tifozë, duke luajtur zakonisht të shtunën, që ishte ditë pune, Shkëndija ishte skuadra e familjarëv­e, shokëve, studentëve të përhershëm në shkallët e tribunës përballë që e ndiqnin në stërvitje, duke e shoqëruar edhe në qytetet e afërt, si Durrës, Kavajë, ku të çonte treni, pasi edhe vetë Shkëndija në shumë raste me tren udhëtonte, madje brenda ditës. Në raste sporadike, merrej hua autobusi i Studentit me shofer Bimin.

Një trajtim modest ushqimor, 80 lekë në mensën e shkollës, ku ishte edhe konvikti, që fillonte me gotën e çajit, pa asnjë mbështetje financiare, mungesë materiales­h dhe shpeshherë nga ndeshja e të dielës, në mëngjes në dërrasë të zezë, po në provim. Por asnjëherë skuadër problemati­ke, polemizues­e me arbitrat, kundërshta­rë, përkundraz­i me mjaft admirues. Një ndër ta kam qenë edhe unë dhe i kam jetuar nga afër shkëndijas­it, karrierën, angazhimet shkollore, ato jashtë saj. Madje, fillimet e mia si arbitër i kam pikërisht aty, kur trajneri i tyre Shyqyri Rreli më ofronte të drejtoja ndeshjet e kontrollit të ditës së enjte.

Si u përhap "Fenomeni Shkëndija" në të gjithë vendin

Në mbyllje të ciklit 7-vjeçar, në qershor të 1974-ës, pas shkollimit largohen shkëndijas­it e parë, duke u kthyer te klubet e qyteteve nga kishin ardhur. Sulaj e Çuri te Flamurtari, Ballço në Korçë, Ajazi e Bulku te Lokomotiva, Gurma një vit qëndroi si asistent pedagog, pastaj te Luftëtari. Hushi e Kosova te Besa, Gjonaj, Zëri qëndrojnë te Dinamo, portieri Arjan Hoxha te Partizani etj. Bashkë me ta edhe trajneri Zyber Konçi, që merr drejtimin e 17 Nëntorit, ndërsa Shkëndija i besohet Shyqyri Rrelit. Titullarë me klubet ku shkuan, ata i dhanë hov e ndryshim futbollit të qyteteve ku i mirëpritën, duke përcjellë tjetër filozofi e mentalitet dhe ngritur cilësinë sportive, forcuar skuadrat, e mbushur stadiumet me njerëz që vinin për të parë atë çfarë ata demonstron­in në fushë. Jo vetëm si futbollist­ë, por vite më pas edhe si trajnerë të klubeve, deri në ekipet kombëtare si Sulo, Hafizi etj.

Ata që nuk jetojnë

Në vite, dekada disa prej tyre janë ndarë nga jeta. Arjan Hoxha portieri, vdekja e të cilit edhe sot ka mbetur enigmë. Shkëlqim Kurti, Petrit Gjonaj, Alfred Harxhi, Ardian Arra, Arjan Bakiri, Josif Gjergji, Agron Gjyrezi, Vangjel Capo, por edhe trajnerët Z. Konçi, L. Boriçi, B. Ishka, M. Alla, Th. Jançe, M. Ndini, drejtuesit e paharruar të IKF dhe më pas ILKF "Vojo Kushi", profesorët, mjekët, punonjës, e mjaft të tjerë që e krijuan i dhanë jetë një institucio­ni me vlerë kombëtare historike, njerëz me kontribute sa sportive, aq njerëzore që fatkeqësis­ht nuk jetojnë më.

 ??  ?? Grupi i parë, nga e majta: Z. Konçi, Ballço, Spahiu, Gurma, Kurti, Gjonaj, Sulo, Tufa, Buku, Tagani, Malaj. Ulur majtas: Lula, Kosova, Zalla, Zëri, Ajazi, Hoxha, Puka, Arkaxhiu, Çuri
Grupi i parë, nga e majta: Z. Konçi, Ballço, Spahiu, Gurma, Kurti, Gjonaj, Sulo, Tufa, Buku, Tagani, Malaj. Ulur majtas: Lula, Kosova, Zalla, Zëri, Ajazi, Hoxha, Puka, Arkaxhiu, Çuri
 ??  ?? Trajneri Konçi drejton një seancë stërvitore në fushën e shkollës.
Trajneri Konçi drejton një seancë stërvitore në fushën e shkollës.
 ??  ?? Shkëndija, në këmbë majtas: Sh. Rreli, Sulo, Ballço, Hushi, Gjoni, Tagani, Gurma, Medja, Z. Konçi. Ulur majtas: Puka, Kosova, Bulku, Fagu, Hafizi, Zëri, Hoxha, Ajazi
Shkëndija, në këmbë majtas: Sh. Rreli, Sulo, Ballço, Hushi, Gjoni, Tagani, Gurma, Medja, Z. Konçi. Ulur majtas: Puka, Kosova, Bulku, Fagu, Hafizi, Zëri, Hoxha, Ajazi
 ??  ?? Shkëndija- Kavalla, Kupa Ballkanike. Shkëndija: Gurma, Ballço, Sulo, Hushi, Gjonaj, Çurri, Bulku, Hoxha, Hafizi, Zëri, Fagu.
Shkëndija- Kavalla, Kupa Ballkanike. Shkëndija: Gurma, Ballço, Sulo, Hushi, Gjonaj, Çurri, Bulku, Hoxha, Hafizi, Zëri, Fagu.
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania