Panorama Sport (Albania)

Mema: Duka ka sukses në krye të FSHF-së, ja si e njoh Finon

Flet trajneri me të drejtë vote në Asamble

-

Më 7 shkurt do të zhvillojë punimet Asambleja e Përgjithsh­me e Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila këtë vit përkon me atë zgjedhore. Ndërkohë që të dy kandidatët zyrtarë kanë shpalosur kandidatur­at, emra të caktuar të mirënjohur në futbollin shqiptar kanë nisur të përmenden respektivi­sht nga kandidatët. Deputeti Bashkim Fino, në daljen e tij publike, përmendi emrin e profesor Sulejman Memës si një mik i tij. Në lidhje me këtë raport mes tyre, Mema tregon për "Panorama Sport" raportin dhe njohjen me ish-kryetarin e Bashkisë Gjirokastë­r, si dhe ish-kryeminist­rin e Shqipërisë. Mema bën me dije se vota e tij si kryetar i Shoqatës Rajonale Tiranë do të shkojë për platformën më të mirë, ndërkohë që deklaron se një njeri me mbështetje­n politike është krejtësish­t kundër parimeve dhe rregullave strikte të UEFA- s për një proces zgjedhor të rregullt.

Profesor Mema, cili është opinioni juaj i parë për zgjedhjet mbi kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit?

Janë zgjedhje që ka dy kandidatë, dy rivalë shumë të fortë. Një që vjen nga politika dhe dashamirës i sportit dhe tjetri, presidenti aktual. Ky i fundit, një biznesmen që ka kohë që e drejton federatën me sukses.

Kandidati Bashkim Fino ju ka cituar si mikun e tij. Si i keni raportet me deputetin dhe si njiheni me të?

E kam njohur që përpara vitit 1997, në një ndeshje të Tiranës me Gjirokastr­ën, kur ai ishte kryetar i Bashkisë. Fino ka qenë një ndërmjetës për një incident që ka ndodhur. Një ndërmjetës me ide dhe me kulturë, për mënyrën se si manovroi në ato momente. Ishte natyrë normale, korrekte dhe një njeri i sportit, i cili zgjidhi konfliktin që kishim ne me Gjirokastr­ën në lidhje me rezultatin. Aty e kam njohur dhe normalisht edhe në vitin 1997, kur ai u zgjodh kryeminist­ër i Shqipërisë në periudhën e incidentev­e.

Njohje personale me kryeminist­rin e asaj kohe apo thjesht për vetë natyrën publike të detyrës së tij?

Publikisht, por edhe personalis­ht, ai kishte njohje për futbollin. Shtuar edhe faktin se ne ishim sportistë të dalluar në atë periudhë. Fino ishte dashamirës i futbollit dhe u krijua një njohje. Gjithashtu, kemi luajtur edhe futboll bashkë, unë bashkë me një grup sportistës­h.

Nëse ndalemi më tepër te dy kandidatët. Presidenti aktual kërkon mandatin e pestë, kur ka drejtuar prej 16 vitesh, ndërkohë që kandidati tjetër hyn në garë me mandatin politik të deputetit...

Nuk më pëlqen që të jetë njeri i politikës dhe i mbështetur prej politikës. Edhe vite më përpara, në vitin 1996, kur ka pasur probleme politika me FSHF- në, normalisht që ka fituar futbolli. Kjo edhe sepse UEFA është e ndjeshme kur ka ndërhyrje të politikës për lojën dhe rregullin strikt për zgjedhjet që ata kërkojnë.

Jeni një prej votuesve, cili është qëndrimi juaj në këtë garë?

Votën do t'ia jap atij që ka platformën më të mirë. Deri tani, presidenti aktual i federatës, për mua, është i suksesshëm në drejtim. Pavarësish­t se ndoshta duhet të kishte një njeri nga sporti apo biznesi për të garuar, jo nga politika, pasi me mbështetje­n e politikës, nuk shkon mirë kjo punë. Olsi Tujani

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania