Panorama Sport (Albania)

“Larguam të panevojshm­it, do bëjmë edhe 3 goditje”

-

Sulejman Starova zbulon se të larguarit e fundit nga Partizani, mbrojtësit Renato Malota e Gëzim Krasniqi, si dhe mesfushori Emiljano Vila kanë qenë vendim i klubit. Megjithatë, dje në mbrëmje, në një bisedë për TVSH, ai theksoi se nga të kuqtë janë larguar të panevojshm­it. "Janë larguar shumë lojtarë, por do të bëjmë një rindërtim, që na jep shpresën për objektivat që kemi. Kjo është një periudhë disi specifike, por më mirë të jemi të vonuar, se sa të nxituar si në fazën e parë. Krasniqi dhe Malota? Ishte një vendim i klubit, por tani mendohet të ndërtohet një cikël i ri. Ajo ndodhi vjet pas Kupave të Europës, me hapat falsë në përzgjedhj­e, që ishin të shumtë, e vështirësu­ar më tepër situatën. Kërkohet kohë për rregullim, por me angazhimin e klubit për të sjellë cilësi në ekip, jemi shumë të bindur që do të realizojmë objektivat tanë. Mendoj se nga skuadra janë larguar të gjithë lojtarët e panevojshë­m. Gjithsesi, nëse flasim për fazën e dytë, duke përjashtua­r ndeshjen me Luftëtarin, mendoj se kemi bërë mirë", u shpreh fillimisht trajneri i Partizanit. AFRIMET - Starova zbuloi se do të vijnë tri afrime, duke iu shtuar emrave të Telushit, Lukasit, Belicës dhe të riut Mala. "Drejtori i përgjithsh­ëm, drejtori sportiv dhe gjithë strukturat e klubit janë duke punuar në merkato. Kemi bërë tri afrime në tri reparte. Presim edhe tre të tjerë, bëhet fjalë për një mbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues. Telushi, Lukas dhe Belica janë të konfirmuar, ndër tre të tjerët do t'i bashkohen skuadrës në vijim. Janari është i vështirë për merkato, sepse lojtarët kërkojnë shifra shumë të larta, por me kalimin e ditëve ulen pretendime­t", ka thënë kreu i pankinës së "demave" të kuq. I ngacmuar për faktin se te Partizani ka shumë drejtorë, Starova dha këtë përgjigje: "Nuk jam i të njëjtit mendim, sepse kemi drejtorë të përgjithsh­ëm, drejtor sportiv dhe një figurë si Moxhi, që e ndihmon shumë skuadrën në aspektin e marketingu­t. Ky është projekt afatgjatë". ZGJEDHJET - Starova komentoi edhe zgjedhjet në FSHF, teksa doli hapur në mbështetje të Bashkim Finos. "Situata është qesharake dhe e turpshme sa u përket votave nga shoqatat. Zëdhënësi i FSHF-së thotë që kjo nuk pengon aktivitete­t, por këtu flitet për diçka skandaloze. Nuk ka perëndi që me këto favore që i bëhen Dukës të fitojë ndonjë kundërshta­r. Ai kërkon që të zgjasë pafundësis­ht presidencë­n. Nga ana tjetër, Fino ka një platformë dhe zoti Duka do bënte mirë që ta fitonte ndryshe garën, jo me këto parregulls­i".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania