Panorama Sport (Albania)

Kamza barazon me rumunët e Sepsi, shënon Plaku

Miqësore/ Paraqitje e mirë, kapiteni realizoi i pari dhe shpërdoroi në fund

-

Faza përgatitor­e e Kamzës në Antalia është e ndërthurur përmes stërvitjev­e me ngarkesë të lartë dhe zhvillimit të disa ndeshjeve miqësore. Dje skuadra e trajnerit Ramadan Ndreu ka zhvilluar testin e tretë në këtë fazë, ku është përballur me rumunët e Sepsi OSK. Në dallim nga dy miqësoret e para, ku kamzalinjt­ë u mundën 4- 1 nga Gençlerbil­igi dhe 1- 0 nga Alaniaspor, Kamza ka barazuar 1-1 dje me rumunët e Ligës së Parë. Trajneri Ndreu e ka nisur takimin e djeshëm me disa ndryshime nga dy ndeshjet e kaluara. Në miqësoren ndaj Sepsi nuk luajtën Erlis Ymeraj dhe Ermir Rezi, pasi janë të dëmtuar. Ndërsa mesfushori Hair Zeqiri vijon të mbetet jashtë këtyre testeve, pasi vlonjati nuk ka kondicioni­n e duhur dhe po ndjek një program individual. Kamzalinjt­ë kanë bërë një paraqitje të mirë në këtë takim, duke treguar se

faza përgatitor­e po ecën me ritme të kënaqshme. Pjesa e parë është kontrollua­r nga të besuarit e trajnerit Ramadan Ndreu, të cilët arritën të shënonin edhe një gol me anë të kapitenit Sebino Plaku. 45 minutat e para u mbyllën me avantazhin e kamzalinjv­e. Në pjesën e dytë, të dy stafet teknike bënë ndryshime të shumta në formacion, duke u dhënë mundësi të gjithë lojtarëve të gatshëm. Goli i barazimit për rumunët u

shënua në minutën e 81-të nga nigeriani Benjamin Kuku, i cili u aktivizua në pjesën e dytë. Por, pas barazimit, Kamza pati një mundësi të pastër për të shënuar golin e dytë, por kësaj radhe kapiteni Plaku shpërdoron. Testimet e Kamzës, në kampingun stërvitor në Antalia, nuk janë mbyllur me këtë ndeshje, pasi në vijim kanë programuar edhe një tjetër ndeshje përpara kthimit në Shqipëri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania