Panorama Sport (Albania)

Nica: Me një sulmues dhe një mbrojtës, Teuta e kompletuar

Trajneri: Dua një lojtar që e njeh mirë portën

-

E diela ishte një ditë pushimi për "djemtë e detit", megjithatë lojtarët kanë preferuar të stërviten individual­isht, edhe pse stafi teknik i la pushim. Duket se durrsakët janë të uritur dhe dëshirojnë të ndryshojnë marsh me Stavri Nicën në krye, pas një gjysmë kampionati shumë të dobët. Stafi teknik shfaqet shumë i kënaqur me impenjimin e lojtarëve gjatë kësaj periudhe, teksa Nica kërkon edhe dy afrime të tjera për të qenë kompetitiv. Në një intervistë për "Panorama Sport", Nica tregon synimet dhe objektivat e Teutës. Çfarë opinioni keni për lojtarët pas miqësores, pavarësish­t humbjes?

Pashë në fushë një ekip me shumë dëshirë që luftoi gjatë gjithë kohës.

Ky është një element shumë i rëndësishë­m për të arritur atje ku duam ne. Kemi qenë në nivel me kundërshta­rin dhe mund të them se edhe mund të kishim fituar, por në miqësore pak rëndësi ka kush fiton. Aspekti psikologji­k është shumë i rëndësishë­m. A ndihet skuadra nën presion në stërvitje kur mendon klasifikim­in?

Ajo që ka ndodhur, nuk zhbëhet më. Tani ne po punojmë fort me objektivin për t'u ngjitur sa më parë në klasifikim. Gjatë gjithë kësaj periudhe i kam folur shumë ekipit për këtë pjesë. Ne si staf duhet t'iu japim shumë besim, por edhe lojtarët me njëri- tjetrin duhet të jenë bashkëpunu­es dhe të përçojnë optimizëm.

Deri tani janë afruar katër lojtarë, ndërsa janë larguar gjashtë. A prisni afrime të tjera? Një trajner gjithmonë dëshiron të ketë sa më shumë lojtarë, megjithatë jam i kënaqur me këta që kam. Në komunikime­t me drejtuesit kam kërkuar një mbrojtës të majtë dhe një sulmues tjetër që e njeh portën. Jam i kënaqur nga impenjimi i tyre dhe pres të paktën edhe dy lojtarë.

Sa do të ndikojë mospërgati­tja e sulmuesit nga Mali, Tidiane Tambadu, së bashku me ekipin?

Sigurisht që do të ndikojë shumë. Ne e kemi parë Tambadunë vetëm në video dhe nuk e njohim mirë lojën e tij. Faza përgatitor­e ndaj është e rëndësishm­e, për të harmonizua­r grupin. Më vjen keq që nuk është me ne, por turqit na trajtuan keq duke e kthyer lojtarin. E njëjta gjë ndodhi dhe me Latifin, por të paktën këtë e lejuan të bashkohej me grupin pas 24 orësh.

Kupa është i vetmi objektiv që është i mundshëm, por vjen shumë shpejt dhe përballë keni Skënderbeu­n. A do të jeni gati për këtë takim? Po punojmë fort, me qëllimin për të qenë gati. Duhet të jemi agresivë në fushë, cinikë përpara portës për të marrë atë që duam. Megjithatë kemi ende kohë për t'u përgatitur, por gjërat janë në rrugën e duhur. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania