Panorama Sport (Albania)

Zguro akuzon: Luftëtari më ka 8 milionë lekë borxh

"U tall me djersën time, kam dhënë shpirtin në fushë"

- TOMOR SHEHU

Vangjel Zguro ka kr ijuar polemika të mëdha gjatë ditës së djeshme me një status të publikuar në "Facebook", ku pretendon se klubi gjirokastr­it i ka një borxh prej 8 milionë lekësh të vjetër. Në postimin e bërë nga Zguro lexohet: "Të nderuar qytetarë gjirokastr­itë. Unë e di mirë se sa shumë më keni dashur, por dua t'u sqaroj diçka, thjesht të jem dhe korrekt dhe ju ta dini të vërtetën. Presidenti i Luftëtarit Gole Tavo mua Vangjel Zguros, momentalis­ht i ka 8 milionë lekë të vjetër dhe ju e dini shumë mirë si kam luajtur unë çdo ndeshje për Luftëtarin. N.q.s do ishin gjithë çunat pa i marrë lekët dhe unë do isha dakord, por jo unë të jem i vetmi që të kem 8 milionë lekë për të marrë dhe të gjithë kanë vetëm 1 muaj, dhjetorin. Unë nuk e hedh poshtë aty ku ha, aman jo të më hedhë mua poshtë djersën presidenti dhe nuk më kthen asnjë përgjigje për lekët e mia, pasi rrija 8 orë larg familjes për ato lekë. Është sakrifica ime dhe mundi im. E shkrova gjithë këtë, sepse dhe tifozët po më shkruajnë pse e lashë Luftëtarin në këtë mënyrë, pse u largova, ja sepse... Sepse presidenti i Luftëtarit u tall me djersën time, ndërkohë që unë për çdo ndeshje të Luftëtarit kam dhënë maksimumin tim dhe ju keni qenë dëshmitarë të çdo ndeshjeje.

N.q.s unë jam njeriu i keq se po e shkruaj këtë tani, një të vërtetë se në Shqipëri kështu thonë. Ju e dini shumë mirë kush është Vangjo Zguro brenda fushe dhe jashtë fushe, sepse luajta 1 vit aty dhe më njihni. Megjithatë, respekt pa fund tifozëve të Luftëtarit nga Vangjo Zguro!".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania