Panorama Sport (Albania)

Gjici driblon zgjedhjet në FSHF: Me Pakultin mbroj titullin

Kukësi/ Presidenti i bën elozhe trajnerit të ri

-

Kukësi po kalon një moment të mirë në fazën përgatitor­e që po zhvillon në Turqi dhe këtë e ka konfirmuar edhe presidenti Safet Gjici, i cili në një prononcim për "RTSH Sport, të dhënë nga Antalia, ku ka qenë dy ditë më parë, i ka bërë elozhe trajnerit austriak, Peter Pakult. "Realisht trajner që kanë ardhur në Shqipëri si Pakult janë shumë të rrallë dhe kjo duhet pranuar. Unë besoja fort te një trajneri i tillë, pasi kishte një CV të pasur edhe eksperienc­ë të madhe duke fituar dhe tituj. Mendoja se ishte trajneri i duhur për ekipin dhe deri tani ka bërë mirë, madje mund të them se ka bërë shumë mirë. Ka futur në skuadër rregull dhe disiplinë, klimë të re dhe konkurrenc­ë mes lojtarëve për një vend në formacion. Mendoj se po të vazhdojë kështu siç ka bërë deri në këto momente, suksesin e kemi të sigurt", ka thënë presidenti Gjici.

Merkato - Gjatë ditëve të fundit është folur shumë për oferta në drejtim të lojtarëve të Kukësit nga jashtë vendit, por Gjici konfirmon se nuk ka asgjë konkrete. "Deri më tani nuk ka asgjë zyrtare. Drejtori sportiv, z.Nexhipi, është në bisedime me shumë menaxherë dhe skaut apo shefa klubesh të mëdha, por nuk kemi asnjë ofertë zyrtare", ka vazhduar drejtuesi i skuadrës verilindor­e.

Titulli - Me një diferencë prej 12 pikësh nga vendi i parë që mbahet nga Skënderbeu, titulli kampion duket pak i vështirë për t'u mbrojtur nga Kukësi, në një kohë që kanë mbetur edhe pak më shumë se dy faza të kampionati­t për t'u luajtur. Megjithatë, Gjici nuk dorëzohet. "Nëse ecim kështu edhe në kampionat dhe të fitojmë të gjitha ndeshjet, ku Skënderbeu patjetër që do të gabojë, jemi të bindur se mund ta mbarojmë titullin kampion. Nuk duhet të harrojmë se në lojë janë edhe 60 pikë", ka pohuar Gjici.

Zgjedhjet - Një nga temat më të nxehta të ditëve të fundit në futbollin shqiptar janë pa dyshim zgjedhjet për kreun e FSHF- së, ku përballë presidenti­t aktual të FSHF- së, Duka, do të jetë Bashkim Fino. "Çdo njeri ka të drejtë të kandidojë, jo vetëm z.Fino, të cilin e njoh dhe kam respekt për të, por natyrisht edhe për presidenti­n në detyrë. Do të dëgjojmë dy alternativ­at dhe kush na bind, do ta votojmë", ka mbyllur Gjici.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania