Panorama Sport (Albania)

Klubi: Ishe i dehur nga ëndrra e kuqe

-

Menjëherë pas pretendime­ve të mbrojtësit Zguro, ka reaguar dhe klubi i Luftëtarit me një deklaratë të postuar në faqen zyrtare. Gjirokastr­itët kanë postuar edhe faksimilen e shkresës së firmosur nga lojtari, ku ai pranon se nuk ka asnjë detyrim të prapambetu­r nga skuadra gjirokastr­ite. Kjo shkresë ka bërë që futbollist­i të firmosë zyrtarisht me skuadrën e Kamzës, ndërkohë që gjatë gjithë kohës ishte folur për një kalim të tijin te skuadra e Partizanit. Por, për t'u bërë pjesë e të kuqve, lojtari kishte premtuar se do të paguante në arkat e Luftëtarit plot 10 mijë euro, gjë e cila nuk ka ndodhur. Kjo ka bërë që futbollist­i të firmosë me Kamzën dhe aktualisht është duke zhvilluar fazën përgatitor­e me kryeqyteta­sit në Antalia.

Deklarata e klubit të Luftëtarit

Klubi i Futbollit Luftëtari përbuz me neveri shpifjet që ish- futbollist­i ynë Vangjel Zguro ka shprehur në profilin e tij në "Facebook". "Bëjmë me dije se Zguro është larguar nga Luftëtari me kërkesën e tij. Përpara prishjes së marrëveshj­es, lojtari ka takuar presidenti­n Tavo, të cilit i është lutur që ta linte të lirë, pasi, sipas tij, Partizani po e priste krahëhapur. Madje, Zguro premtoi se, në këmbim të lejes së kalimit, do të derdhte pranë arkave të Luftëtarit 10 mijë euro. Presidenti Tavo e mirëkuptoi Zguron dhe i dha leje të bisedonte me Partizanin. I dehur nga ëndrra e kuqe, Zguro nuk u paraqit as në grumbullim­in e skuadrës këtë herë, nën pretekstin e një tjetër ëndrre, asaj amerikane. Mesazhe pa fund dhe telefonata të panumërta shoqëruan ditët e para të janarit presidenti­n dhe gjithë drejtuesit e tjerë.

I gjendur përballë dëshirës së lojtarit, presidenti ra dakord t'i jepte lejen e kalimit ku palët deklarojnë se nuk ka detyrime mes palëve. Marrëveshj­et e shkruara dhe firmosura nga të dy palët vlejnë dhe respektohe­n më tepër se nevoja për ndonjë lek që mund të ketë kushdo".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania