Panorama Sport (Albania)

Bindi trajnerin, sulmuesi Le Dilo kontratë trevjeçare me Kukësin

-

Kukësi është drejt përfundimi­t të fazës përgatitor­e, e cila, nën drejtimin e trajnerit të ri Peter Pakult, ka ecur me ritme të kënaqshme, madje më e mirë nga sa pritej. Kampionët e Shqipërisë kanë fituar dy takimet e para miqësore ndaj Kaiserispo­rit e Trabzonspo­r dhe kanë barazuar ndaj Fenerbahçe­s. Por, gjatë kësaj periudhe 10ditore, ekipit i janë bashkuar prurjet e reja si Dzaria dhe Zderiç, të cilët janë dy futbollist­ët e dytë mbas Donjet Shkodrës dhe Maldin Ymerajt. Tashmë përforcimi i pestë në këtë merkato është talenti Nikolas Le Dilo, i cili ka bindur drejtuesit. Gazeta mëson se shkes për 20-vjeçarin kanë hyrë dhe senatorët e Kukësit, të cilët kanë aprovuar qëndrimin e lojtarit, madje kanë ngutur drejtuesit teknikë që të mbajnë lojtarin, pasi shumica e futbollist­ëve kuksianë e kanë pëlqyer futbollist­in dhe u është dukur i domosdoshë­m për ekipin.

Kampionati është i gjatë dhe i vështirë, ndaj ekipit i duhen sa më shumë lojtarë me cilësi dhe sulmuesi shtatlartë është një i tillë.

Kontrata - Drejtuesit e Kukësit i kanë përgatitur një kontratë 3vjeçare futbollist­it dhe firma është thjesht çështje kohe. Verilindor­ët e shikojnë si një përforcim të vlefshëm lojtarin dhe strategjia e tyre është përfitimi nga i riu. Duke parë aftësitë e tij, ai mund të rritet dhe Kukësi ta shesë në tregun europian, duke ditur që dhe pjesëmarrj­a çdo vit në Kupat e Europës është thuajse e sigurt dhe promovimi i tij është mjaft i mundshëm. Le Dilo është afruar te Kukësi më datë 5 janar, e trajneri Pakult e ka vëzhguar imtësisht atë, madje vetëm për pak ditë u bind për aftësitë e tij. Le Dilo, edhe pse i ri, numëron disa ekipe ku ka luajtur. Ai ka milituar në kampionati­n e vendit të tij me Rangers dhe Central Fc, ndërkohë që së fundmi i është bashkuar Patro Eisden në Belgjikë. 20-vjeçari luan edhe me Kombëtaren e Shpresave të Trinidad Tobagos. E kundërta ndodhi me sulmuesin Ramzi Djan, i cili mbas tri ditëve provë me Kukësin, u largua. "Gjiganti" senegalez me pasaportë gjermane nuk është pëlqyer nga trajneri dhe, për këtë arsye, është larguar nga Kukësi. Trajneri Pakult vazhdon të jetë në pritje të lojtarëve të rinj në provë, të cilët do të firmosin vetëm pasi ai të vendosë nëse vlejnë apo jo për skuadrën. S.Sulozeqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania