Panorama Sport (Albania)

Daja e pranon: Nespor, një dështim në merkato

Trajneri konfirmon se Bajram Jashanica dhe Bakari Nimaga do të largohen nga Skënderbeu

-

Trajneri i Skënderbeu­t, Ilir Daja, e pranon se sulmuesi çek, Martin Nespor, mund të quhet dështim i merkatos për klubin korçar. Duke folur dje në mbrëmje në një lidhje direkte për "TVSH"-në nga Antalia, kreu i pankinës u ndal edhe te lëvizjet që priten duke konfirmuar lajmin e "Panorama Sport" se Bajram Jashanica dhe Bakari Nimaga do të shiten në Belgjikë dhe Rusi. "Ofertat janë konkrete nga disa klube, sidomos për Jashanicën dhe Lilajn. Do të vihet një peshore nëse shuma që klubi arkëton është e duhura në krahasim me peshën që ata kanë në skuadër. Për nga rëndësia dhe performanc­a, problem për zëvendësim kam Jashanicën më shumë se Nimagën, pa i ulur vlerat këtij të fundit. Jashanica ka pasur një performanc­ë të mirë dhe do ta kemi të vështirë për ta zëv- endësuar. Nimaga ka potencial individual, por nuk ka pasur vazhdimësi, pasi është dëmtuar shpesh. Nëse do t'i analizoja të dy, largimi i Jashanicës do të na krijonte vështirësi, ndërsa Nimaga s'do të ishte një problem i madh, pasi kemi alternativ­a në mesfushë. Sa i përket Nesporit, të them të drejtën nuk e kemi pasur në asnjë moment. Ka ardhur i dëmtuar dhe gjatë gjithë kohës ka qenë në Poloni dhe Gjermani për rikuperim. Dashje pa dashje duhet pranuar se Nespor ishte një blerje e dështuar", është shprehur fillimisht Daja. Trajneri ka komentuar edhe largimin e Donjet Shkodrës, si dhe afrimin e Vilës. "Nuk e fitoj dot rivaliteti­n në mesfushë. Të luash në një pozicion ku luan edhe Lilaj, i cili është nga më të mirët në Shqipëri, e gjithashtu të kesh Muzakën në formë të mirë dhe Osmanin që i jep qetësi ekipit, është pak e vështirë të kapësh vendin. Ai nuk u largua pa lejen e klubit, thjesht u ra dakord mes palëve. Secili lojtar kërkon sa më shumë minutazh, prandaj dhe palët u ndanë. Vila? Afrimi i tij është një vendim unanim duke filluar nga unë si trajner dhe deri te presidenti. Emiljano ka qenë deri pak vite më parë lojtar bazë i Kombëtares. Ka potenciali­n e madh për të treguar vlerat e tij".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania